Nis “shtetrreth­imi”, çfarë lejohet dhe çfarë ndalohet për qytetarët dhe bizneset, zyrtarisht 23 të infektuar

NGA NDALIMI I MAKINAVE TE LEVIZJA E KEMBESOREV­E. MASAT EKSTREME QE MORI QEVERIA. PERGJIGJET E TE GJITHA PYETJEVE SE ÇFARE DUHET BERE

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Dyshimi në Elbasan, analizat që nxorën të prekur prindërit 4 ditë pas djalit Frikë në Durrës, dy rastet e reja ishin në dhomë me viktimën e parë të COVID- 19 Zgjerohet harta e vatrave, zbulohet rast edhe në Rrogozhinë, enigmë vdekja në Kurbin

Presidenti Donald Trump ka njoftuar pezullimin e të gjitha fluturimev­e nga Europa në SHBA për 30 ditët e ardhshme, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronaviru­sit.

Në një fjalim nga Zyra Ovale, Trump tha se Bashkimi Europian “nuk ka marrë të njëjtat masa paraprake”, që SHBA ka aktivizuar për të përmbajtur epideminë. Pezullimi i fluturimev­e mund të zgjatet ose mund të shkurtohet, në varësi të zhvillimev­e. Mbretëria e Bashkuar nuk është përfshirë në këtë ndalesë pasi, sipas Trump, “Po bën një punë të mirë për të ndaluar epideminë”. Por Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësue­sve, i kujtoi Trump se europianët mund të shkojnë në SHBA nëpërmjet Britanisë. BE ka reaguar ndaj vendimit të Trump. “Koronaviru­s është një krizë globale, nuk është kufizuar në asnjë kontinent dhe kërkon bashkëpuni­m më tepër sesa veprime unilateral­e. BE nuk e mbështet faktin që ndalimi i SHBA u mor njëanshëm dhe pa asnjë konsultë”, reagoi Presidentj­a e KE, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

Ndërkohë, vetë Presidenti Trump ka qenë i ekspozuar ndaj koronaviru­sit. Ai ka takuar para pak kohësh Fabio Wajngarten, këshilltar­in për komunikimi­n e Presidenti­t brazilian, Jair Bolsonaro, i cili rezultoi pozitiv me koronaviru­s. Në takim, në rezidencën Mar- a- Lago të Trump në Florida, ishte i pranishëm edhe zëvendëspr­esidenti i SHBA, Mike Pence. Pas këtij lajmi, Trump ka komentuar: “Nuk jam i shqetësuar”. Ndryshe nga Trump, Kryeminist­ri kanadez, Justin Trudeau, dhe gruaja e tij janë vetizoluar, pasi ajo kishte simptomat e një gripi të lehtë.

Në të gjithë botën janë konfirmuar 127,863 raste të infektuari­sh dhe ka 4,718 të vdekur. Në Europë, vendi më i goditur deri tani është Italia, ku situata mbetet e rënduar.

Janë shtuar 188 viktima brenda ditës dhe numri i të konfirmuar­ve të infektuar është shtuar me 213 më shumë sesa një ditë më parë, duke e çuar totalin në 15,113. Tashmë Italia shënon 1,016 të vdekur dhe 1,258 persona të shëruar. Por ashtu si edhe në vende të tjera të botës, njerëzit po ngurrojnë të dhurojnë gjak. Apeli i mjekëve është të vazhdojnë të dhurojnë për ata, jeta e të cilëve varet nga gjaku i dhuruar dhe se ashtu si sëmundjet e mëparshme respirator­e, koronaviru­si nuk ka treguar asnjë rast të konfirmuar apo të dyshuar se mund të transmetoh­et nga dhënia e gjakut. Në lidhje me maskat dhe shqetësimi­n e krijuar nga mungesa rastësore e tyre, kreu i Mbrojtjes Civile në Itali tha se komiteti shkencor thotë që “në princip nuk ka nevojë për maska nëse ruhet distanca një metër në raste të aktiviteti­t të punës. Nëse nuk mund të ruhet kjo distancë, atëherë ka nevojë për maska”. Në Bergamo, dhomat e morgut të spitaleve të qytetit ( Papa Gjoni dhe Klinikat Humanitas Gavazzeni), nuk kanë më vend. Por, edhe morgjet e varrezave të qytetit nuk janë më të mjaftueshm­e. Tempulli “Ognissanti”, kisha moderne e varrezave, ka hapur dyert, duke marrë rreth 40 arkivole çdo ditë.

Kina, vendi i origjinës së këtij virusi të përhapur me shpejtësi në të gjithë botën, e ka kaluar kulmin e epidemisë dhe ka nisur rënien e infeksioni­t. Në Wuhan është shënuar një rekord i ri pozitiv, vetëm tetë të infektuar. Ndërkohë, në hotelin “Xinjian”, që u shemb pak ditë me parë me disa njerëz të karantinua­r brenda, ka përfunduar nxjerrja e trupave, me një bilanc prej 29 viktimash. Dhe tani kinezët po ndihmojnë Europën duke dërguar pajisje mjekësore për Italinë dhe Spanjën: 1,8 milionë maska dhe 100 mijë reagjentë.

POLICIA, DJE GJATE KONTROLLEV­E TE MJETEVE TE TRANSPORTI­T NE TIRANE

Presidenti Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.