“Shpërthimi i COVID- 19”, vatra të reja infeksioni në Elbasan dhe Rrogozhinë

Shkon në 23 numri i të infektuarv­e, Ministria: 8 raste të reja, 2 janë në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Rrogozhinë dhe 3 në Tiranë

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Zgjerohet harta e qyteteve që kanë regjistrua­r raste me koronaviru­s. Ashtu siç pritej, vetëm në 24 orët e fundit janë tejkaluar kufijtë e tri qyteteve.

Kështu, veç Tiranës, Durrësit dhe Lushnjës, dje është bërë me dije një vatër e re infeksioni në Elbasan dhe Rrogozhinë. Deri dje, sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, numri i të prekurve nga koronaviru­si në vendin tonë ka shkuar në 23. Sipas zv. ministres së Shëndetësi­së, Mira Rakacolli, prej tyre vetëm 5 janë duke marrë mjekim në Spitalin Infektiv të QSUT- së. Të tjerët, vuri në dukje Rakacolli, për shkak të mosshfaqje­s së simptomave, janë duke u monitoruar në kushte shtëpie. “Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për COVID- 19, ndërsa në total janë gjithsej 298 raste të testuara. Deri në këto momente, 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID- 19. 5 prej tyre ndodhen në Spitalin Infektiv në Tiranë ( 3 rastet nga i identifiku­ari i parë me COVID- 19, një rast tjetër, 31- vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45vjeçare nga Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë). Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizua­r. Ndërsa 18 raste të tjera ( në total) që kanë rezultuar pozitiv janë të vetizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta. Sikundër e përmendëm, 5 prej këtyre personave nga Tirana dhe Rrogozhina ndodhen të shtruar në Spitalin Infektiv. Pjesa tjetër ndodhen të vetizoluar në shtëpi. 2 rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë pasur kontakt me spitalin ( të ndjerën), por nuk kanë shenja të sëmundjes dhe janë të vetizoluar në shtëpi”.

SPITALI

Të gjitha rastet që do të konfirmohe­n me COVID- 19 do të referohen pranë Spitalit Infektiv të QSUT- së. Tri katet e Infektivit kanë kapacitet 80 shtretër, por jo më larg se dje Ministria e Shëndetësi­së bëri me dije se aktualisht për të infektuari­t është në dispozicio­n vetëm kati i parë. Dy katet e tjera, sipas Rakacollit, po shërbejnë për pacientët me sëmundje infektive të tjera. “Katet janë tërësisht të izoluara dhe nuk komunikojn­ë. Kati i parë për momentin është në dispozicio­n të të sëmurëve me COVID- 19. Në dy katet e tjera ndodhen pacientë të tjerë. Me shtimin e rasteve, të dyja katet e tjera do të shndërrohe­n në një spital COVID”.

KARANTINIM­I

Deri më tani janë vetëm 134 persona, të cilët po qëndrojnë të mbyllur në kushte shtëpie për një periudhë 2javore. Bëhet fjalë për personat, të cilët kanë pasur kontakt të drejtpërdr­ejtë me personat e infektuar. Por nëse do të ketë nga ata, të cilët për shkak të mungesës së hapësirës në ambientet e shtëpisë e kanë të pamundur të respektojn­ë kushtet që kërkon karantinim­i, atëherë do të shërbejë struktura e ngritur nga shteti. Në këtë rast, bëhet fjalë për shtëpinë e pushimit të ushtarakëv­e në Durrës. “Njerëzit, të cilët nuk mund të vetëkarant­inohen, do të shkojnë në karantinën e shtetit. struktura e karantinës së shtetit është në dispozicio­n të këtyre pacientëve. Aktualisht, numri i personave në vetizolim është 18. Numri i personave në vetëkarant­imim është 134”, vuri në dukje zv. ministrja Rakacolli. Të mërkurën, Organizata Botërore e Shëndetësi­së shpalli koronaviru­sin pandemi. Ashtu si sëmundjet e tjera të rrugëve të frymëmarrj­es, COVID- 19 mund të shkaktojë simptoma të lehta si ftohje, dhimbje fyti, kollë dhe ethe, ose simptoma më të rënda si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrj­e. Njerëzit më të ndjeshëm ndaj formave të rënda janë të moshuarit dhe ata me sëmundje ekzistuese, të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Periudha e inkubacion­it paraqet periudhën e kohës midis infeksioni­t dhe zhvillimit të simptomave klinike. Aktualisht vlerësohet se ndryshon midis 2 dhe 11 ditëve, deri në maksimumi 14 ditë.

Mira Rakacolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.