Pasagjerët që vijnë nga Italia

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Shqetësues është fakti që ka pasur një numër të konsiderue­shëm qytetarësh që kanë hyrë në vendin tonë, pas shpërthimi­t të epidemisë në Itali. Sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, pasagjerët janë kontrollua­r për temperatur­ën, por nga ana tjetër atyre u janë marrë të dhënat dhe iu është kërkuar që të vetëkarant­inohen për një periudhë 2- javore. Nëse do të ketë nga ata që nuk do t’i binden urdhrit të Qeverisë, atëherë do të aplikohen masat administra­tive. “Përpara se të hyjnë në Shqipëri, janë kontrollua­r për shenja klinike të sëmundjes. Ndërkohë janë marrë të dhënat, kontakte, adresa e qëndrimit. Po bëjmë maksimumin për t’i kontrollua­r. Por njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjs­hëm që të mos përballen me masat e vëna, konkretish­t gjobë 5 mijë euro”, tha Rakacolli dje. Ndërkohë, për shkak të numrit të lartë të thirrjeve në shërbimin e urgjencës, linja jo gjithmonë është e disponuesh­me. Shqetësimi­t të qytetarëve, zv. ministrja Rakacolli iu përgjigj duke thënë se janë marrë masa për zgjerimin e personelit. “Nëse urgjenca nuk përgjigjet, vazhdoni të qëndroni në linjë. Kemi shtuar personelin në shërbimin e urgjencës, por dua të nënvijëzoj faktin që numri i thirrjeve ka qenë i lartë”..

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.