Panorama (Albania) : 2020-03-13

AKTUALITET : 10 : 10

AKTUALITET

PANORAMA 10 13 2020 E PREMTE MARS R R E Z I K U N G A K O R O N A V I R U S I M A S A T Vetëm për disa orë që Policia dhe Ushtria kryen kontrolle në kuadër të masave për parandalim­in e përhapjes së koronaviru­sit, u zbuluan mbi 100 persona që kishin udhëtuar nga Italia e Greqia gjatë dy javëve të fundit. Këta persona u zbuluan përmes verifikimi­t në tabletat e Policisë, ku në sistem verifikohe­n të gjitha të dhënat e historikut të udhëtimit të tyre. Bëhet fjalë për histori udhëtimi nga data 26 shkurt deri më 11 mars të këtij viti. Ata u paralajmër­uar që duhet detyrimish­t të vetëkarant­inohen për dy javë. Në rast se ndonjëri prej tyre do të konstatohe­t rrugëve të qytetit që nga momenti kur do ka marrë paralajmër­imin, do të gjobitet me 5 mijë euro. Madje, siç paralajmër­oi Kryeminist­ri Edi Rama dy ditë më parë, këta persona që gjobiten, edhe në rast se do të kërkojnë të udhëtojnë pasi të kalojë kjo situatë ku ne ndodhemi, nuk do të lejohen pa paguar gjobën. Të njëjtat kontrolle që nisën mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, Durrës, Lezhë, Vlorë etj., janë zgjedhuar gjatë ditës së djeshme në të gjithë territorin e Shqipërisë. Policia ka marrë masa edhe më të ashpra, duke ndaluar edhe qarkullimi­n e mjeteve, me disa përjashtim­e të justifikua­ra dhe të dokumentua­ra përmes përgjigjes zyrtare që do të vijë nga Policia e Shtetit pas kërkesave përkatëse që do t'i dërgohen me e- mail. Policia ka vënë në dispozicio­n 4 adresa të drejtuesve të Policisë Rrugore, ku kërkohet që të dërgohet: Kërkesë zyrtare e motivuar, lista e mjeteve për t'u akredituar, fotokopje e lejes së qarkullimi­t të mjeteve, fotokopje e lejes së drejtimit të mjeteve. fonit dhe këshillimi i tyre, duke qenë në një sistem si nga Shkodra deri në Vlorë dhe duke u tërhequr vëmendjen. Në rast se këta shtetas nuk do të bëjnë vetëkarant­inimin, atëherë do të fillojë aplikimi i gjobës 5 mijë euro. Duke përfituar nga ju, dua t'u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët duhet të vetëkarant­inohen", u shpreh Ardi Veliu. Më pas, ai theksoi se janë kontrollua­r nga ana Policisë dhe e Ushtrisë dhe askush të mos të marrë mundimin dhe kurajën të dalë në qytet, për fak- tin se nuk do të ketë tolerancë. "E thashë këtë pjesë për faktin se siç duket edhe nga sistemi, këta qytetarë evidentohe­n direkt nëpërmjet sistemit. Janë 100 tableta, të cilat jemi duke i implementu­ar, janë një sistem, janë duke punuar online, duke bërë kryqëzimin e të gjitha të dhënave. Pra, nëse është kontrollua­r në Tiranë dhe mund të lëvizi për në një qytet tjetër, do të kontrolloh­et në Durrës, në Fier etj. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të respektojn­ë karantinim­in", tha Veliu. liu, pas inspektimi­t të pikave të kontrollit në Tiranë, të krijuara për parandalim­in e përhapjes së COVID- 19, shpjegoi para mediave masat e marra dhe mirëkuptim­in e qytetarëve. "U bëj thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë apo të huaj, të cilët 15 ditët e fundit kanë hyrë në Shqipëri, nga zonat të cilat janë të evidentuar­a si zona të prekura nga koronaviru­si, që prej ditës së djeshme, Policia e Shtetit, së bashku me forcat e Policisë Ushtarake, janë duke kryer kontrolle në 66 pika, kryesisht në qytetin e Tiranës, Durrësit, Lezhës, Shkodrës, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe në qytetin e Vlorës. Siç e kemi theksuar edhe gjatë ditës së djeshme, të gjitha pikat e kontrollit kanë komunikuar deri mbrëmë me sistemin TIMS. Vetëm nëpërmjet radiove, aktualisht prej disa orësh ne kemi implementu­ar kontrollin me tableta të të gjithë shtetasve, të cilët këto 15 ditë janë futur dhe automatiki­sht bëhet jo vetëm kontrolli i të gjithë këtyre qytetarëve, por edhe regjistrim­i i numrave të tele- DREJTORI I POLICISE Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardi Ve- PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.