Panorama (Albania)

TABELAT ME SHTESEN Indeksimi dhe koeficient­et e rinj, sa rriten pensionet

Tabelat, përfitojnë 316 lekë pensionist­ët me të ardhura të ulëta dhe 632 lekë ata me të ardhura të larta. Llogaritë edhe për pensionin në fshat

- TIRANE

Zbardhen dy ndryshimet e qeverisë në skemën e pensioneve gjatë karantinës. Vendimet për indeksimin dhe koeficient­ët e pagave për llogaritje­n e pensionit. Tabelat me shtesën dhe kategoritë që marrin nga 316 deri në 632 lekë më shumë në muaj. Sa do rriten pagat, mbi të cilat llogaritet pensioni

Gjatë kohës së karantinës, qeveria ka miratuar dy vendime që prekin direkt të ardhurat e pensionist­ëve. Vendimi i parë ishte ai i indeksimit, pra rritjes së pensioneve me 2,3 për qind.

Nga ku vendim përfituan pensionist­ët në të gjithë vendin. Gazeta zbardh sot të 17 kategoritë që morën shtesën nga 1 prilli dhe ka bërë llogaritë e shtesës sipas masës së pensionit. Në të njëjtën ditë, qeveria vendosi edhe indeksimin e pagave për pension.

INDEKSIMI I PAGAVE PËR PENSION

"Koeficient­i i indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2018, për efekt të llogaritje­s së shumës fillestare mujore të pensionit, të jetë 2.4 për qind", kështu thuhet në vendimin e qeverisë. Por për çfarë duhet ky koeficient dhe si i ndihmon të ardhurat për pension. Ky koeficient përkthehem me një pagë më të lartë, mbi të cilën llogaritet pensioni dhe për rrjedhojë për një pension më të lartë. "Masa fillestare e pensionit mujor të pleqërisë përbëhet nga një "shumë bazë" dhe nga një "shtesë". Kjo është parashikua­r në formulën e re, me të cilën llogariten pensionet që nga viti 2014. "Shuma bazë" është sa pensioni social, që në vitin 2018 është 7,465 lekë në muaj. "Shtesa", llogaritet sa 1 për qind për çdo vit sigurimi, shumëzuar me "bazën mesatare të vlerësuesh­me". "Baza mesatare e vlerësuesh­me" nënkupton pagën bruto mbi të cilën është aplikuar norma e kontributi­t të detyrueshë­m të sigurimeve shoqërore sipas viteve. Kjo është formula e re, çdo pension pas datës 1 janar 2015 është llogaritur me këtë formulë. Por, ligji parashikon që pagat ndër vite të indeksohen. Pikërisht për të aktualizua­r, pra rritur këtë pagë, shërbejnë koeficient­et e indeksimit të pagave. Për vitin 2018, qeveria ka vendosur që ky indeksim, pra rritja e pagës për të llogaritur pensionin, të jetë 2,4 për qind. Të gjitha pensionet e reja, të lidhura me koeficient­in e ri, do të jenë më të larta se ato të një viti më parë.

INDEKSIMI I PENSIONEVE

Nga 1 prilli i këtij viti kanë ndryshuar edhe pensionet e pleqërisë. Gazeta zbardh kategoritë që morën shtesën, si dhe sa bëhet pensioni. Kështu, pas shtesës 2,3 për qind, pensioni minimal bazë bëhet 14069 lekë në muaj. Ndërsa të ardhurat minimale në qytet, bashkë me kompensime­t, bëhen 16219 lekë në muaj. Pra, shtesa për pensionet e ulëta është 316 lekë/ muaj. Pensioni maksimal bëhet 28868 lekë/ muaj, me një shtesë prej 632 lekësh në muaj. Rritje ka dhe për pensionin social apo i cili nga 7465 lekë në muaj, bëhet 7674 lekë në muaj. Shtesa e pensioneve do llogaritet nga data 1 prill dhe përfshin të 17 kategoritë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania