Panorama (Albania)

Emrat e ISSH, 1264 pensionist­ët në Tiranë dhe rrethe që përfitojnë shtesën e re

LISTA ME MINATORET, METALURGET E NAFTETARET QE MARRIN PENSION DERI 20 PER QIND ME TE LARTE

- TIRANE

Edhe pse Shqipëria ka qenë në karantinë, për shkak të virusit, gjatë 35 ditëve të fundit, ISSH ka miratuar dy lista të reja me llogaritje­n e shtesës së pensionit për 1264 përfitues.

Gazeta zbardh emrat e minatorëve, naftëtarëv­e dhe metalurgëv­e që marrin shtesën në Tiranë dhe rrethe. "Për periudhën 24 mars - 13 prill 2020, i janë shtuar listës së përfituesv­e edhe 510 persona, duke e çuar në 10,835 në total deri tani numrin e përfituesv­e nga ky ligj", thuhet në njoftimin e ISSH. Ndërkohë që gazeta zbardh edhe listën tjetër, atë të miratuar për periudhën 26 shkurt - 24 mars me 754 përfitues. Në skemë janë rreth 23 400 minatorë, naftëtarë dhe metalurgë që përfitojnë. Procesi i aplikimeve nuk është i kufizuar në afat, çka do të thotë që dorëzimi i kërkesës mund të bëhet në çdo kohë. Por avantazhi është që nëse aplikimi kryhet deri në 5 korrik të vitit 2020, pensionist­ët do të kenë mundësi që të marrin edhe shtesën e 11 muajve paraardhës. Kjo, sepse ligji përcakton që efektet të nisin nga hyrja në fuqi e tij. Thënë ndryshe, nëse do të ketë pensionist­ë që do të aplikojnë në muajin mars, ata do të kenë mundësi të marrin veç shtesës së muajit mars, edhe shtesën e 7 muajve paraardhës. Nëse do të aplikojnë në prill, do të marrin shtesën e 8 muajve paraardhës e kështu me radhë. Ndërkohë, nëse dorëzimi i kërkesës bëhet pas datës 5 korrik të 2020- s, efektet do të nisin prej momentit të aplikimit, pra hiqet mundësia e marrjes së shtesës për muajt paraardhës. Shtesa për këto tri kategori varion nga 12 për qind deri në 20 për qind mbi masën e pensionit. Ligji i ri përcakton që rritja për minatorët të bëhet me 1 për qind për çdo vit pune në nëntokë, ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët me 0.6 për qind. Këtë shtesë mbi pensionin e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesione­t dhe punët e përcaktuar­a të vështira dhe shumë të vështira. Për këtë vit, fondi në adresë të skemës suplementa­re kap vlerën e rreth 14 milionë dollarëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania