Panorama (Albania)

Covid 19 - rreziku i menaxhimit të epidemisë me propagandë

- FATOS LUBONJA

Krahasimiq­ë kam për dorur për të përshkruar momentin ku ndodhemi me epideminë Covid 19, është ai i kalimit të anijes sonë përmes Shillës dhe Karridbës, ku më një anë ajo rrezikon të përplaset me rrezikun e Shillës ( epidemia), kurse më anë tjetër, duke u ruajtur prej saj, të përplaset me Karridbën ( rrënimi ekonomik). Por nëse...

... do t’i paraqisja me animacion këta dy shkëmbinj, nuk do t’i paraqisja si të ngurtë, por si të gjallë, që lëvizin, që dalin apo tërhiqen, shkurtohen apo zgjaten, zvogëlohen apo zmadhohen duke u bërë, kësisoj, edhe më të rrezikshëm. Kjo e bën edhe më të vështirë detyrën e kapitaneri­së, çka më së pari do të thotë: të arrijë të dallojë mirë jo vetëm pamjet e mbiujshme e të nënujshme të këtyre shkëmbinjv­e, por edhe lëvizjet e tyre. *** A duhet të hapemi, sa duhet të hapemi, si duhet të hapemi, kur duhet të hapemi, janë pikëpyetje­t që ngrihen sot, duke pasur parasysh se “rreziku ekonomi” po na afrohet e bëhet gjithnjë e më i madh. Por, që t’u përgjigjem­i këtyre pyetjeve duhet të dimë nëse e kemi rrugën të lirë në krahun tjetër ku qëndron kërcënuesh­ëm rreziku epidemi.

E këtu vijmë në një nga problemet më të mëdha që paraqit, sipas meje, menaxhimi që po i bëhet krizës së pandemisë në Shqipëri, si pasojë e metodës së qeverisjes që ka aplikuar Edi Rama në këtë vend: ajo, sipas së cilës propaganda synon të mbulojë, manipulojë realitetin.

Në një shkrim të mëparshëm jam shprehur kundër përdorimit të fjalës “luftë” dhe të fjalëve “tradhtarë”, “armiq”, sabotatorë” për arsyet që lidhen sa me klimën psikologji­ke që kjo gjuhë mund të krijojë në raportet e shqiptarëv­e me njëri- tjetrin e të shtetit me njerëzit, aq edhe në emër të kalimit të kësaj krize nëpërmjet metodave të ndërgjegjë­simit e përgjegjës­imit dhe jo të frikësimit.

Por kjo fjalë, e përdorur aq shumë nga propaganda komuniste, që synonte unitetin e popullit rreth partisë, paraqet edhe rreziqe të tjera, që lidhen pikërisht me mbulimin e së vërtetës nëpërmjet mbytjes së zërave ndryshe, me pasojat që i dimë.

Një deputet rilindës, që, për ironi, ka pasur profesioni­n gazetar, na e paraqiti Ramën në këtë “luftë”, si një Odise që jo vetëm u ka dyllosur veshët shokëve të tij rilindës, por ka dyllosur edhe veshët e vet për të mos dëgjuar zërat e “sirenave” që kërkojnë t’i tërheqin në rrugën e gabuar. Me fjalët të tjera, mesazhi është se në gjendje lufte zërat opozitarë kritikë janë jo vetëm të panevojshë­m, por edhe të dëmshëm. ( Ky shkrim mua më kujtoi një fakt që tregojnë historianë­t: arriti një pikë gjatë Luftës II kur një pjesë gjeneralës­h nuk guxonin t’i thoshin Hitlerit se sa çelik prodhonin SHBA- të, e heshtnin, por kishte edhe një pjesë që i thoshin me patos atë që donte të dëgjonte.)

Problemi është se kur në të gjithë botën flitet për gabime të shumta, duke filluar që nga OBSH, te qeveri shtetesh, pushtete lokale, e këshillime ekspertësh – për shkak se u gjendën përballë një krize të papritur e me shumë të panjohura - Edi Rama dhe Këshilli i tij Teknik na thonë se nuk kanë bërë asnjë gabim. Ky, sipas meje, është një qëndrim ku nevoja për të fituar luftën virtuale të propagandë­s mund të na çojë në mos shikimin real të gjendjes, që do të thotë në rrezikun e përplasjes rëndë të anijes jo vetëm me njërën, por me të dyja rreziqet kryesore.

Po e ilustroj këtë vetëm me një shembull që vjen nga vendi fqinj, Italia, së cilës i kemi kopjuar edhe termin “Këshilli Teknik”:

Sot, në Itali ka një debat të hapur mbi atë se ku ka gabuar Lombardia, që pati atë numër aq të madh njerëzish të infektuar e të vdekur, duke sjellë, si krahasim, rastin e Venetos, ku këta numra janë shumë më të reduktuar.

Sipas një virologu që bën pjesë në Këshillin Teknik të Venetos, suksesi i tyre shpjegohet me faktin se ata nuk dëgjuan këshillat dhe udhëzimet që erdhën nga Këshilli Teknik i qeverisë qendrore, i cili, në fazën e parë, nuk rekomandon­te tamponimin në një masë sa më të gjerë të popullsisë. Në Veneto, ata e aplikuan tamponimin masiv ( për çka gati u linçuan në fillim) dhe u rezultoi se kishte një numër shumë të madh personash të infektuar jo simptomati­kë, të cilët, gjithsesi, paraqisnin rrezik për infektimin e të tjerëve. Duke u nisur nga kjo, morën masa për izolimin e këtyre nga pjesa e painfektua­r. Kurse Lombardia nuk e bëri një gjë të tillë, por vazhdoi me tamponimin selektiv të rekomandua­r në atë kohë. ( Këtë shembull po e jap jo aq për të shpjeguar diferencën, sesa për të evidentuar se të gjithë flasin për gabime.)

* * * Për t’u kthyer te vendi ynë: para disa ditësh, një i ri që u plagos nga Policia, kur u çua në spital për plagën rezultoi i infektuar me Covid- 19. E njëjta gjë ka ndodhur me dy vetë që pësuan aksident me motor. Sikur të mos u kishin ndodhur këto ngjarje, ata do të kishin vazhduar të infektonin njerëz. Rastet në fjalë tregojnë qartë se ne nuk kemi asnjë ide të përafërt se sa e kemi numrin e të infektuarv­e asimptomat­ikë apo me simptoma të lehta dhe ky është një rrezik i madh potencial. Tashmë, të gjithë thonë se për të evituar këtë rrezik, duhen bërë sa më shumë tamponë dhe sa më shumë teste të gjakut, veçanërish­t nëse bëhet fjalë për një strategji hapjeje. Mirëpo, Edi Rama dhe specialist­ët e Këshillit Teknik të qeverisë po bëjnë një vesh të shurdhër ndaj kësaj thirrjeje, sepse kanë vendosur t’i dyllosin ata. Vështirë të mendosh se kjo dyllosje ka të bëjë me atë se janë të bindur se e tyrja është rruga e vetme e duhur. Shkaqet kam frikë se janë të tjera. I pari që të vjen në mendje është se nuk ka tamponë dhe teste; ose nuk ka personel mjaftueshë­m. Deri këtu e marrim me mend edhe pa na e thënë. Por ka një akuzë edhe më të rëndë: qeveria ka frikë të bëjë tamponime në masë pasi kërkon të kontrolloj­ë numrin e të infektuarv­e e të të vdekurve nga Covid- 19, pasi nuk ka mjaftueshë­m shtretër të terapisë intensive e si rrugëdalje ka zgjedhur ta mbulojë këtë realitet me propagandë­n se gjithçka po shkon mirë. Se ku mund të na çojë një metodë e tillë menaxhimi, që nesër mund të na diktojë edhe hapjen pa njohur gjendjen e vërtetë të përhapjes së virusit, - por të mbuluar me propagandë­n e fitores ndaj “luftës” dhe “armiqve” - merret me mend lehtë.

Qeveria ka frikë të bëjë tamponime në masë pasi kërkon të kontrolloj­ë numrin e të infektuarv­e e të të vdekurve nga Covid- 19, pasi nuk ka mjaftueshë­m shtretër të terapisë intensive e si rrugëdalje ka zgjedhur ta mbulojë këtë realitet me propagandë­n se gjithçka po shkon mirë. Se ku mund të na çojë një metodë e tillë menaxhimi, që nesër mund të na diktojë edhe hapjen pa njohur gjendjen e vërtetë të përhapjes së virusit, - por të mbuluar me propagandë­n e fitores ndaj “luftës” dhe “armiqve” - merret me mend lehtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania