Panorama (Albania)

Bruno Shllaku në spital, Primo: Në ankth, nuk e takojmë dot

"Ndodhi edhe para 11 vitesh, u kurua në Itali. Është aktor, këmbët, duart, të folurit janë armët e tij themelore…"

- ANILA DEDAJ

Ekonomia e dobët dhe sëmundjet e rënda janë dy hallkat ku ndihet më shumë pesha e pasojave të pandemisë së Covid- 19.

Ndër panoramat më të trishta është ajo e të të shtruarve në spital, pa pasur dikë pranë që të kujdeset për ta, ndonëse bluzat e bardha janë në krye të detyrës. Një situatë që nuk bën përjashtim­e, pavarësish­t statusit ekonomik apo social të pacientëve. Kështu, prej pasdites të së premtes, në repartin e Neurologji­së në QSUT është shtruar aktori i njohur Bruno Shllaku. I vëllai, Primoja, tregon se masat e rrepta të izolimit në shtëpi, si dhe rregullorj­a e spitalit, e pengon sot atë dhe familjarët e tjerë të jenë pranë tij, ndërkohë flet dhe për gjendjen pas bisedave me mjekun. "Prej së premtes në pasdite, e sollën prej Shkodrës. Është në terapi intensive në reanimacio­n, ku përpos masave për Covid19, do të ishte e pamundur të qëndroje me të". Siç shkrimtari rrëfen, Brunoja ka pësuar një episod ishemik cerebral. "Flitet për një tropmozë, që i ka bllokuar një enë gjaku. Një vatër ishemie që i ka prek disa qendra motorre, si këmbën, dorën dhe buzën". Ndonëse e shtuna ka qenë një ditë kritike për aktorin, sipas bisedave me mjekun, shkrimtari thotë se dje gjendja ka ardhur drejt stabilizim­it. "Ka qenë më mirë, doktori i rri te koka, ka pak temperatur­ë por po përpiqen që përmes holluesve të gjakut, të mund të çlirojnë enën që është mpiksur. Jemi në pritje".

Pritja për të mësuar më shumë për shëndetin e aktorit, duket se do të zgjasë disa ditë, pasi mjekët po vëzhgojnë ende reagimin e trupit ndaj kurave. "Kjo lloj patologjie paska një regjim të çuditshëm. Nga dita e parë në të dhjetën ka ndryshime të hovshme, pra mund të bëhet papritur mirë, por edhe mund të ndodhë ajo që i frikohemi, përkeqësim­i". Shkrimtari i prekur nga gjendja e të vëllait në spital tregon ankthin për shëndetin e tij. "Përpos situatës, në reaminacio­n ku siç dihet nuk lejohet njeri të qëndrojë, është edhe kjo situatë që të gjithë e dimë prej virusit korona. Po presim me ankth lajme për shëndetin e tij. Pastaj edhe sëmundja është e tillë, që ka prekur disa pjesë të trupit.

Nëse do të ishte shkrimtar dhe nuk do t'i shërohej këmba, apo do kishte pengesa në të folur, ai do punonte gjithsesi, por Bruno është aktor. Këmbët, duart, të folurit janë armët e tij të themelore. Pastaj masat janë këto që janë, mesa duket shteti na do më shumë, seç duam ne veten…".

Ankthi i shkrimtari­t dhe i familjarëv­e të tjerë është i madh dhe për faktin se nuk është për herë të parë që kjo sëmundje prek të vëllanë, pasi ky episod po përsëritet afro pas një dekade. "Brunoja e ka pasur dhe një episod ishemie, para 11 vitesh. Asokohe u kurua në Itali. Gjendja e tij u përmirësua ndjeshëm, pasi ndoqi këshillat e mjekëve. Ata i ndaluan pijet alkoolike dhe duhanin dhe ai e mori veten".

Sëmundja i ka kapur në befasi, pasi Brunoja në këtë periudhë ka qenë i angazhuar për të përgatitur shfaqje në Teatrin e Shkodrës. Ndonëse prej më shumë se një muaji në karantinë, takimi i fundit me të vëllanë ka qenë në Tiranë, afro dy muaj më parë, kur Brunoja dha një shfaqje në Universite­tin e Arteve. Primo tregon se i vëllai ka shfaqur një gjendje të mirë shëndetëso­re, ndonëse është ndier pak i lodhur, që për profesioni­n e aktorit e përkushtim­in që Brunoja shfaq, do të ishte e justifikua­r. Fati nuk e desh kështu dhe aktori sot gjendet i shtruar në repartin e Neurologji­së, ndërsa familjarëv­e s'u mbetet veçse të presin në ankth lajme për shëndetin e tij, duke shpresuar që edhe kësaj here do t'ia dalë ta mposhtë sëmundjen pa pasoja.

Sëmundja është e tillë, që ka prekur disa pjesë të trupit. Nëse do të ishte shkrimtar dhe nuk do t'i shërohej këmba apo do kishte pengesa në të folur, ai do punonte gjithsesi, por Bruno është aktor. Këmbët, duart, të folurit janë armët e tij themelore

 ??  ?? Aktori Bruno Shlaku
Aktori Bruno Shlaku
 ??  ?? Bruno Shllaku në një nga rolet e tij
Bruno Shllaku në një nga rolet e tij
 ??  ?? Shkrimtari Primo Shllaku
Shkrimtari Primo Shllaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania