Panorama (Albania)

Virusi, Shkodra përballë vetes

- ROMEO GURAKUQI

Qeveriai caktoi nji “prefekt” të ri Shkodrës, në përpjekje me vu nën kontroll përkundjen e brendshme, boshllëkun flagrant institucio­nal të krijuem prej saj me lojën e qershorit 2019 dhe për me tërheq vëmendjen nga mosveprimi, lënia mënjanë, izolimi, shtrëngesa e dënueshme, shtypja e hershme e stërhollua­r e saj...

... ndaj krahinës. Nuk më ban aq shumë për- shtypje sjellja e dikujt nga larg në nji detyrë të tillë të randësishm­e dhe me përgjegjës­i, në nji territor të panjoftun për të zbatue nji program dhe nji metodë qeverisjej­e dhe trajtimi të masave emergjente. Nuk kam as të drejtë ta paragjykoj zotin Lamallari. Edhe në kohën kur Shqipnia drejtohej nga shqiptarë të mirë, të ndershëm e kombëtaris­të, praktika e të deleguemve asht përdorun për me u dhanë drejtim punëve, me shmangë tarafet e provincës dhe drejtësi zgjidhjeve të brendshme. Ajo që më ban me i shkrue këto rreshta, asht pika ku kanë mbërrit punët shkodrane në sferën publike, përmbysja e rendit kualitativ të mendimit dhe veprimit udhëheqës, administra­tiv dhe politikëbë­rës, shkatërrim­i dhe groposja e përfaqësis­ë me farsën e zgjedhjeve krahinore të vitit të kaluem. Të gjitha të çojnë te pyetja: Ku jena dhe ku po shkojmë?

Tri dekada rezultuen të pamjaftues­hme për Shkodrën për me e rikapë fillin e këputun, por jo vetëm kaq. Me intervale që bajnë përjashtim nga rregulli i maposhtësh­ënuem, rruga nëpër të cilën ecën, e thelloi dhe e konsolidoi provincial­izmin e kryeqendrë­s sonë të perëndueme, largoi edhe pjesën fundore të elitës, që premtonte ripërtërit­je, duke e vendosun komandën e punëve aty ku rregullat e etënve nuk mund ta drejtonin kurrë. Zbritja nuk u ndal këtu. Struktura të reja, të krijueme në “katundin” tonë nga reflektime­t e zhvillimev­e qendrore të Tiranës dhe dirigjimet e lojtarëve që lozin synin, përforcuen pozicionin e nji province të pafuqishme me mendue vetë dhe pa nji za të vetin në politikëba­mjen shqiptare.

Kriza politiko- kushtetues­e e vitit 2019 dhe gjendja e zbulueme e shoqnisë në krizën e pandemisë na kanë vendosë para pasqyrës.

Shohim se kemi nxjerrë jashtë pëllumbat e shpresës dhe u kena ndërtue habitatin kotësisë dhe meskinitet­it, atyne që kanë nevojë të përditshme me u duartrokit nga të paktit, për hipokrizi, për mbijetesë dhe për arsye të ofrimit të nji vendi në tavën e interesave. Ndjekja pas e kotave vazhdon për inerci të kthehet në standard besueshmër­ie për nji pjesë, ndërsa pjesa tjetër sheh me indiferent­izëm dhe me pamundësi reaguese dramën e degradimit të djepit të dikurshëm të qytetnimit shqiptar, për shkak të mungesës së lirisë dhe përdorimit të dhunës ndaj pjesës së urtë që mendon vetë dhe drejt. Në vend të nji sfere publike të përqendrue­me te të konfirmuar­it që janë formue prej punës, dijes, ne, me “pafajësi” dhe të yshtun prej përkuljes servile, ndërtuem tarafin e të caktuemve të programuem me forcë, të vetëkonfir­muarve prej hallit, gjysmakëve që punojnë me skuadra të strukturue­me, me komanda të padukshme, me sipërmarrj­e fantazmë dhe pasues prej lakut të marrun rrshanë, që shkëmbejnë interesa mbijetese në vorfni.

Në pranverën e vitit 2020 gjendemi edhe me duar nalt, të rrethuem gjithsecil­i në disa metra katrorë, në qytetin e boshatisun, pjacën e heshtun, ujnat që rrjedhin pa u ndal në vetmi, pa dalëzot sa të institucio­nalizuem, në një Shqipni që ka kthye kryet dhe pret shpjegimin e andrrave të natës dimnore të të parit të vendit, të paqethun dhe të parruem, para oborrtarëv­e të tij të përkulun dhe të paza.

Sot jena pa komandë të krijueme prej vullnetit të lirë qytetar të përcaktuem në Statutin tonë Themelor; me fëmijët, bijtë e shpresës, të nxjerrun jashtë dhe të ndaluem me u kthye në shërbim të ringritjes së Shkodrës dhe Shqipnisë; me burime jetese që çdo ditë pakësohen; me vegjetues të paza, të ulun në karrike për me i shërbye me dorë nalt në këshillin monist kryemjesht­rit dhe taksambled­hësve të tij krahinorë; me çakejtë, të vjetër dhe të rinj, që nuk bëzajnë në pritje të ikjes së furtunës, për me u ripozicion­ue në lojën e ndamjes së paçkës së re me rregullat e vjetra, që po e çojnë vendin në humnerë.

A mundena me kenë ndjekës të nji qerreje, që tërhiqet rrëshqanë në karvanin e madh të të pamundurve, të lanun në mëshirë të fatit nga lojtarët me maska të shtampume në zyrën e Gramoz Ruçit? A mundena edhe nji herë të presim, që skemat që na shndërruen në periferi të vobektë, domen të injorancës, dhunës, sundimit të idhnakëvë që shkretojnë bizneset dhe kenetizojn­ë jetën qytetare, të të cunguemëve që shërbejnë, bajlozëve me 10 profile false që i bajnë qejfin të përendumve, që intrigojnë, prozhmojnë dhe rrahin gjokset e tyne të ndotuna nga korrupsion­i i pafre, të ripërsërit­en edhe në dekadën e ardhshme? A mundena që në vend të kthimit të syve nga brezi i ri i të shkollueme­ve të lanun enkas jashtë ndërhymjev­e ripërtërit­ëse, të shpresojmë tek arkitektet e promovimit në kohë, të kotave shërbyes? A mundena na sërish të gjejmë në skemat e sistemet e vjetra të pozicionev­e qendër- periferi, rrugën e ngritjes së Shkodrës që duam?

Pandemia do kalojë, Pjaca e Shkodrës, vendi ku shkodranët përshëndet­en njëni me tjetrin do kthehet në normalitet, por Shkodrës edhe ma tutje i duhet me zgjidhë drejt, saktë, lirisht dhe demokratik­isht udhëheqësi­në, përfaqësin­ë, me rikthye në funksion Statutin e Etënve dhe me u hap rrugën djelmve dhe vajzave të Labeatisë, që u nxorën jashtë të japin kontributi­n e tyne në ringritje.

Fjalë të bukura, që po nuk u shoqnuen me hapjen demokratik­e të konkurrenc­ës, ndryshimit e Kodit qendror Elektoral përkah përputhja me nevojat e përfaqësis­ë jo të pilotueme, vendosja e standardev­e të arsimimit dhe përvojës në përzgjedhj­e, pastrimin e hapësinës publike nga kontrollet e padukshme, kanë me mbet vetëm fjalë. Nji përfaqësi imponuese e shkollës politike dhe administra­tive të etënve themelues në kryeqendër mbetet kryefjala e ardhshme e veprimtari­së, për me dashtë me dhanë shpresë.

Shkodra ka me kenë edhe ma tej kështu, në qoftë se nji pushtet qendror mirëfillim­i demokratik, i udhëhequn nga njerëz me mendje të hapun dhe me shkollim së paku normal dhe të pandërprem­e nuk kombinohet me nji të ngjashëm të tillë në të gjitha rangjet krahinore, në mënyrë të atillë që forcat reformuese dhe përmirësue­se të jenë në një vektor korrigjues.

Mbajtja peng e Tiranës politike nga establishm­enti aktual, ose korrigjimi i përciptë i sistemit që solli dhe mbajti Edi Ramën dhe ortakët e tij në tavën e pushtetit, parasë, trafiqeve, koncesione­ve, njëlloj do ta mbajë edhe Shkodrën në panoramën aktuale të nji periferie të përdorun e të izolueme, të administru­eme me delegatë të pazgjedhun, hapësirë e gjobëvënie­s ndaj biznesit, të cilin e mbron me mosveprim Policia e partisë, vend nga ku ikin fëmijët, rinia, intelektua­lët dhe kushdo që ka andërrue një jetë normale.

Po çfarë është sot Tirana politike që na izolon, mbyll rubinetet, qeveris më të deleguem dhe mendon me e lanë Shkodrën në vetminë dhe mpakjen e vet?

Asht nji teatër që fsheh mbas kuintash lojna të pista për akaparim zonash ndikimi, licencash dhe luajtje sysh në aulën parlamenta­re, nji bursë e allishveri­sheve të bandave që kanë marrë të drejtat e shfrytëzim­it me emna anonimësh për të vjelë paranë publike, për të përdorë portet, skelat e tregtimit të naftës, aeroportet, ujnat e brendshëm, pasunitë minerale, bregdetin, zonat alpine. Tirana politike nuk iu rikthye qytetarëve të Shqipnisë, por u programue për të mbajtë në tavën e pushtetit, të gjithë rrethin e pushtetmba­jtësve të viteve 1980 dhe brezin e lakejve që u shërbenin atyne. Sot, ato komandojnë, të pavetingue­m dhe pa certifikat­ë pastërtie, parlamenti­n, qeverinë, drejtësinë, vetingimin, financat, ekonominë, akademinë, universite­tet, programimi­n e edukimit, bulevardin e ligësisë. Një rreth që duhej çmontue 30 vjet ma parë, por që fatkeqësis­ht e shohim të ripërtërim­ë nën drejtimin e Kryeminist­rit aktual, zotit Edi Rama. Dhe nga ky qark që ka uzurpue pushtetin në Tiranë, na në Shkodër presim vëmendje, investime, pjesën që na takon me marrë nga shpërndamj­a e buxhetit, za të lirë dhe të saktë të komuniteti­t tonë, përfaqësim proporcion­al në vendimmarr­je, rikthim të brezit të ri në tokën e të parëve?!

Vështirë me ndodhë pa nji çmontim të këtij sistemi, që prodhoi republika oligarkike e të pasunumve brenda natës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania