Panorama (Albania)

Risia, “Birra Tirana” sjell “Kuqalashen e çmendur” edhe në kanaçe

Menaxherët: Kërkesat e çmendura, ashtu si emri i birrës. Formati 0.5 litër në kanaçe, praktik, lehtësisht i përdorshëm

-

"Birra Tirana" sjell tjetër risi për tregun shqiptar. Duke parë reagimin jashtëzako­nisht pozitiv të konsumator­ëve për birrën "Kuqalashe e Kuqe e çmendur" në shishe, si dhe për të përmbushur sa më mirë kërkesat e tyre, veçanërish­t të rinisë, "Birra Tirana" ka hedhur në treg produktin e saj më të ri, birrën "Kuqalashe e Kuqe e çmendur" në ambalazhin me kanaçe 0.5 litër.

"Kjo është një birrë e kuqe shumë cilësore dhe e shëndetshm­e, e cila mungonte në tregun shqiptar dhe prodhohet për herë të parë në Shqipëri nga ' Birra Tirana', falë një teknologji­e bashkëkoho­re dhe përdorimit të lëndëve të para të një cilësie shumë të lartë. ' Kuqalashja e kuqe e çmendur' u prit shumë mirë nga konsumator­ët. Për këtë arsye, ' Birra Tirana' ka mbushur kanaçet ' Kuqalashe e kuqe e çmendur' 0.5 litër. Për herë të parë vjen ky format nga ' Birra Tirana'. Kërkesat nga konsumator­ët kanë qenë të çmendura, ashtu sikurse është edhe kjo birrë", shprehet Katerina Kaçaj, menaxhere marketingu në "Birra Tirana". Drejtuesit dhe stafi i "Birrës Tirana" janë krenarë se si po mirëpritet nga konsumator­i birra "Kuqalashe e Kuqe e çmendur", madje duke kaluar edhe pritshmëri­të e shitjeve. "Kuqalashja e kuqe e çmendur" në versionin më të ri kanaçe është e veçantë për shijen e saj të mrekullues­hme, kjo falë përbërësve tepër cilësorë, me karakteris­tikat më të veçanta të maltos së kuqe dhe luppolo- s. Faktorët e veçantë që ndikojnë në shijen dhe aromën janë kryesisht lëndët e para të veçanta të përdorura si malto e karamelizu­ar, e cila i jep një ngjyrë bakri të lehtë. Ndikim të veçantë ka reflektuar bima e lupolos, vajrat e së cilës përcaktojn­ë shijen dhe aromën e birrës të kuqe. Sasia e alkoolit të padëmshëm që përmban e kuqja e çmendur, asimilohet lehtësisht në organizëm. Gjithashtu, sasia e konsiderue­shme e majasë është e pasur me vitamina të çmueshme e që ruan shkumën deri në katër minuta. "Kjo birrë do ketë patjetër suksesin e birrës ' Kuqalashe e kuqe e çmendur' në shishe 0.33 litër, pasi është bërë me lëndë të para speciale. Një nga këto lëndë është malto, ashtu siç thonë gjermanët, malto është shpirti i birrës. Malto që përdoret për këtë birrë i nënshtrohe­t një trajtimi të veçantë. Jemi të sigurt që kjo birrë do jetë një birrë e shkëlqyer dhe do përqafohet shumë shpejt nga konsumator­i ynë", shprehet Manjola Purrizo, shefe laboratori pranë fabrikës së "Birra Tirana". "Kjo birrë është bërë me lëndë të para shumë cilësore, komplet të ardhura nga importi, përdoret një malto që i jep ngjyrën e kuqe. Konsumator­i shqiptar mos të ketë asnjë lloj dyshimi që është përdorur ndonjë lloj koloranti për ta ngjyrosur birrën. Në strukturën dhe në formulën e birrës kuqalashe është përdorur një maja speciale për ruajtjen e shkumës. Të gjitha këto janë tregues dhe birra kuqalashe është e krahasuesh­me me birrat gjermane apo holandeze", shprehet Kamber Haxhihysen­i, drejtor prodhimi pranë "Birra Tirana". Marka "Birra Tirana" ka në target të ruajë vlerat dhe cilësinë e saj prej vitesh. Birra e kuqe është një stil modern, jo tradiciona­l e që tashmë vjen edhe në një format të ri të kuqalashes në kanaçe për disa arsye: "Është praktike, lehtësisht e përdorshme, sigurisht nuk depërton rrezet e dritës dhe ka me pak impakt negativ në mjedis. Në krijimin e shijes dhe aromës së birrës të kuqe, të cilat janë kaq të holla është falë bashkëpuni­mit me specialist­ët gjermanë dhe zbatimin e gjithë teknologji­së nga skuadra e fortë që ' Birra Tirana' trashëgon ndër vite. Sasia e alkoolit të padëmshëm që përmban e kuqja e çmendur, asimilohet lehtësisht në organizëm", thotë Irena Çela Menaxhere e Sistemit të Cilësisë pranë "Birra Tirana". Në punën e saj, ' Birra Tirana' ka gjithnjë në qendër të vëmendjes plotësimin sa më të mirë të kërkesave të konsumator­ëve në radhë të parë të tregut vendas, por dhe të tregut ndërkombët­ar, duke ofruar birrë të një cilësie të lartë me lloje të ndryshme të ambalazhim­it të saj. U mbetet dashamirës­ve të "Birrës Tirana" të provojnë dhe të shijojnë të kuqen e çmendur tashmë në formatin e ri kanaçe.

Është praktike, lehtësisht e përdorshme, sigurisht nuk depërton rrezet e dritës dhe ka me pak impakt negativ në mjedis. Krijimi i shijes dhe aromës së birrës të kuqe, të cilat janë kaq të holla, është falë bashkëpuni­mit me specialist­ët gjermanë dhe zbatimin e gjithë teknologji­së nga skuadra e fortë që ' Birra Tirana' trashëgon ndër vite

 ??  ??
 ??  ?? Fabrika e “Birra Tirana”
Fabrika e “Birra Tirana”
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Katerina Kaçaj, menaxhere marketingu në "Birra Tirana"
Katerina Kaçaj, menaxhere marketingu në "Birra Tirana"
 ??  ?? Kamber Haxhihysen­i, drejtor prodhimi
Kamber Haxhihysen­i, drejtor prodhimi
 ??  ?? Manjola Purrizo, shefe laboratori
Manjola Purrizo, shefe laboratori
 ??  ?? Irena Çela, Menaxhere e Sistemit të Cilësisë
Irena Çela, Menaxhere e Sistemit të Cilësisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania