Panorama (Albania)

BE mban kufijtë mbyllur, turizmi pritet të jetë lokal deri vitin e ardhshëm

-

Disa vende europiane kanë nisur ngadalë lehtësimin e masave kufizuese, për të testuar një rikthim në jetën normale, me shpresën se ekonomia nuk do të zhytet në recesionin më të thellë që nga ‘ Depresioni i Madh’. Por sërish, edhe nëse kufizimet lehtësohen në javët në vazhdim, nuk do të ketë për disa muaj lëvizje mes shteteve, derisa pandemia të zhduket. Për disa ekspertë, kjo do të thotë se duhet të shpresojmë në prodhimin e vaksinave dhe vaksinimin e popullsisë kundër SarsCov- 2 që të rifillojë jeta normale; për financierë­t dhe kompanitë e mëdha do të thotë një rrezik më i lartë recesioni dhe falimenti; dhe për turizmin do të thotë thjesht “turizëm lokal” pa kaluar kufijtë, qoftë edhe brenda rajoneve.

Me gjithë shpresat e mëdha se situata do të sistemohet dalëngadal­ë, fluturimet ndërkombët­are nuk pritet të gjallërohe­n shpejt.

Kompanitë e fluturimit që prisnin stinën e verës me shpresë këtë vit, janë paralajmër­uar nga shefat e BE- së që të mos bëjnë planifikim­e.

Po ashtu, edhe qytetarët janë paralajmër­uar që të mos bëjnë plane pushimesh në mes të krizës së koronaviru­sit. Vendet në Bashkimin Europian mund t’i mbajnë kufijtë e tyre të mbyllur deri në shtator. Franca u tha udhëheqësv­e të BE se do të mbante kontrolle të rrepta kufitare deri më 30 tetor. Ndërkohë, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha: “Unë do t’i këshilloja të gjithë të presin, para se të bëjnë planet e pushimeve. Për momentin, askush nuk mund të bëjë parashikim­e të besueshme për korrikun dhe gushtin. Do të duhet të mësojmë të jetojmë me këtë virus për shumë muaj, me siguri deri në vitin e ardhshëm”, u shpreh ajo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania