Panorama (Albania)

Trump: Do ta shohim nëse ishte një gabim apo u bë qëllimisht

-

Donald Trump ka paralajmër­uar se Kina duhet të përballet me pasoja nëse do të ishte “me vetëdije përgjegjës­e” për pandeminë e koronaviru­sit, pasi vdekjet në botë po shtohen me mijëra çdo ditë. “Mund të ishte ndalur në Kinë para se të fillonte dhe kjo nuk do të kishte ndodhur, e gjithë bota po vuan për shkak të saj”, tha Trump në konferencë­n e tij të përditshme në Shtëpinë e Bardhë, pasi rastet e SHBA- së arritën në 755,000 dhe vdekjet mbi 40,000. “Nëse ishte një gabim, gabimi është gabim. Por nëse ata do të ishin me vetëdije përgjegjës, dua të them, atëherë e sigurt se duhet të ketë pasoja”, tha Trump. Ai nuk ka sqaruar se çfarë forme mund të marrin pasojat. Ai tha se kinezët ishin “zënë ngushtë” dhe pyetja tani ishte nëse ajo që ndodhi me koronaviru­sin ishte “një gabim që doli jashtë kontrollit, apo u bë qëllimisht”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania