Panorama (Albania)

Nis këtë javë testimi i ri serologjik

-

Prej kësaj jave do të nisë një testim i ri serologjik, i cili do të kryhet në laboratori­n e dytë që do të jetë gati edhe për testimet për COVID- 19, laboratori i Qendrës Spitalore Universita­re “Nënë Tereza”. Ky laborator do të kryejë testin e ri për konfirmimi­n e diagnozës dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e Policisë. “Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjis­ë, vazhdon në mënyrë sistematik­e testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID- 19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve”, bën me dije Ministria e Shëndetësi­së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania