Panorama (Albania)

"Temperatur­a e zgjatur, jo shenjë e gripit stinor"

Kakarriqi: Ja pse virusi s'mund të përhapet përmes ajrit

-

mes individëve".

VAKSINA KUNDËR TURBEKULOZ­IT

"Po, ka një bazament shkencor në këtë mes. Vaksina e turbekuloz­it apo BCG, ndryshe nga vaksinat e tjera, nuk jep atë që quhet imuniti humoral "mumoral immunity", pra imuniteti që detektohet apo zbulohet nëpërmjet antikorpev­e humorale tumorale që qarkullojn­ë në gjak e që kapen më pas nëpërmjet testeve të ndryshme serologjik­e me mostër gjaku. Në rastin e BCG apo vaksinës së turbekuloz­it nuk ka antikorpe humorale, sepse BCG jep apo krijon atë që quhet imuniteti i ndërmjetës­uar me qeliza ( Cell- mediated immunity), ky është edhe termi i saktë. Pra, krijon atë imunitet që është bazamenti i imunitetit. Ky imunitet që varet nga limfocitet T, pra nga kimusi, është bazmaneti i imunitetit human. Është pikërisht ky imunitet që bjerret, ulet pëson rënie natyrore me kalimin e moshës sidomos në sëmundjet e rënda, siç janë sëmundjet malinje apo degjenerat­ive etj. Nëse ju merrni një individ të moshës 80 vjeç, që ka kaluar fruthin apo është vaksinuar kundër fruthit, në gjakun e tij do të detektoni antikorpet humorale kundrejt fruthit. Ai individ nuk sëmurët më nga fruthi, është i mbrojtur. Ndërsa imunitetit qelizor i tij apo imuniteti i ndërmjetës­uar në qeliza që induktohet vetëm nga vaksina BCG, është ai imunitet që mbron mbi të gjitha kundrejt viruseve dhe sëmundjeve të ndryshme. Kjo mund të jetë arsyeja apo shpjegimi që vendet të cilat kanë aplikuar vaksinën e turbekuloz­it sikurse është vendi ynë janë më të mbrojtura. Nëse marrim moshën mbi 35 vjeç apo 40 vjeç, ata nuk kanë bërë vetëm BCG- në që bëhet në lindje siç bëhet sot, por kanë bërë BCG në lindje, kanë bërë BCG në moshën 1 vjeç, dy vjeç, 6 vjeç, 12 vjeç, 14 vjeç. Pra, kanë bërë 5 apo 6 doza BCG gjatë fëmijërisë së tyre. Të lindurit nga 1974 apo 1975 me siguri që kanë marrë 4 apo 5 doza. Deri në vitin 2000, kanë marr 2 doza. Dhe pas viteve 2000 e deri në momentin që flasim sot, marrim nga një dozë në lindje".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania