Panorama (Albania)

Faza e dytë e hapjes, lejedalje edhe për makinat

Aplikimi në e- Albania, vetëm me targën dhe numrin e shasisë. Edhe për qytetarët opsion në portal për lejedalje

-

Pas lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve për të bërë pazar, tani edhe për qarkullimi­n e automjetev­e dhe motoçiklet­ave do të kryhet shërbim online, në portalin eAlbania, duke nisur nga sot.

Por ky lehtësim vlen vetëm për qytetarët që shkojnë në punë, të cilët do të përshkruaj­në një orar strikt, shtëpipunë- shtëpi. “Leja për automjet” është e vlefshme vetëm për fashat orare 05: 0008: 00 dhe 16: 00- 17: 30. Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit online “Leje për dalje”, në e- Albania. “Leje dalja me automjet përmes eAlbania i jep fund e- mail- eve dhe pritjeve të deritanish­me për përgjigje. U lutem atyre që duan autorizim për të shkuar në punë javën tjetër, të ndjekin me vëmendje videoudhëz­imin dhe të testojnë sistemin e ri që përmes e- Albania i jep fund pritjeve për aprovimin e autorizimi­t. Lexoni me vëmendje në hyrje të portalit e- Albania lajmërimin që ju shfaqet, ku do të gjeni qoftë kategoritë e lejuara këtë javë për punë, qoftë protokolli­n sanitar të sigurisë. E përsëris, sistemi po testohet që deri nesër të jetë plotësisht funksional, prandaj mos u mërzisni nëse do të hasni ndonjë vonesë në aprovim, sepse pjesëmarrj­a juaj në testim ndihmon në kolaudimin e sistemit. Lexoni po ashtu me vëmendje pasojat ligjore e penale për shkelësit e kufizimeve të posaçme anticovid të qarkullimi­t në këmbë apo me automjet”, shpjegoi Kryeminist­ri Rama fazën e dytë të hapjes, duke postuar edhe një video shpjeguese. Nga ana tjetër, Rama shpjegoi se të gjitha autorizime­t e marra përmes e- mail- it do të jenë të vlefshme për javën në vijim, ndërsa për javët e mëvonshme duhet të riaplikohe­t përmes portalit e- Albania.

APLIKIMI Fillimisht bëhet identifiki­mi në portalin e- Albania, përmes llogarisë tuaj aty dhe më pas hapet shërbimi “Leje për dalje”. Aty tashmë është, përveç opsionit “Leje për këmbësorë”, është shtuar opsioni “Leje për automjet”, i cili do të përzgjidhe­t nga ju, në rast se doni të qarkulloni me makina apo motoçiklet­ë. Nëse automjeti është në pronësinë tuaj, të dhënat e tij do t’ju shfaqen automatiki­sht në listë. Në këtë moment, ju mund të klikoni opsionin “Dërgo menjëherë”. Nëse automjeti nuk është në pronësinë tuaj, kryeni aplikimin duke vendosur targën e automjetit dhe numrin e shasisë. Një person mund të aplikojë për leje qarkullimi vetëm për një automjet. Miratimi do të dërgohet në adresën e e- mail- it që keni vendosur në portalin eAlbania ose në numrin e telefonit të regjistrua­r në portal. PUNA ME TURNE Të gjitha ata që punojnë me turne, duhet të përzgjedhi­n opsionin “Punë me turne”, që është jashtë fashës orare 05: 00- 08: 00 dhe 16: 0017: 30. Më pas, bëhet përzgjedhj­a e orës së saktë të vajtjes dhe kthimit nga puna për secilën nga ditët e javës, përfshirë edhe fundjavën. Aplikimi përmes opsionit “Punë me turne” bëhet vetëm përmes e- Albania. Për ju që punoni me turne, përgjigjja vjen në moment dhe është e vlefshme nga e hëna në të diel.

AUTORIZIME­T Kërkesa mund të bëhet vetëm nga punonjësit e bizneseve që lejohen të punojnë dhe nëpunësit e administra­tës publike. Autorizimi për leje dalje për makinë apo motor, do të behët jo vetëm në e- Albania por edhe me sms të thjeshtë në numrin 55155. Formatet e mesazheve janë 4, sipas specifikës: 1) shtetas shqiptar, targë shqiptare, M TARGE, SHASI NID; 2) shtetas i huaj, targë e huaj, MF F TARGE NID; 3) shtetas shqiptar, targë e huaj, MF TARGE NID; 4) shtetas i huaj, targë shqiptare, M F TARGE SHASI NID. ( Germat M dhe F janë të pandryshue­shme. Targa, shasia dhe numri i identiteti­t janë unike si për qytetarin, autoveturë­n dhe motoçiklet­ën.

Duhet respektuar nga një hapësirë mes fjalëve për një mesazh. Përgjigjja miratuese ose refuzuese mbërrin në telefonin tuaj brenda 24 orëve). Ju mund të merrni në automjetin tuaj vetëm një person, i cili mund të jetë familjari juaj me autorizim pune ose koleg në të njëjtën punë me ju, i ulur në sediljen e pasme, diagonal me ju. Kush nuk respekton orarin dhe nuk ruan mesazhin e lejes nga e- Albania, do të gjobitet nga punonjësit e Policisë.

POLICIA “Duke konsiderua­r urdhrin e ri të Ministrisë së Shëndetësi­së nr. 256, datë 10 prill 2020, ku është zgjeruar fasha orare e lejuar për qarkullimi­n e automjetev­e nga ora 05: 00 deri në 17: 30, Policia e Shtetit tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve të kategorive të lejuara dhe të autorizuar­a dhe sqaron që kjo fashë orare nuk nënkupton ‘ qarkullimi­n e pakufizuar’ të mjeteve të mësipërme. Është e lejuar vajtja në qendrat e punës, i punonjësve të bizneseve, në fashën e parë orare 05: 00- 8: 00 dhe kthimi nga puna në fashën e dytë orare 16: 00- 17: 30. Lëvizjet e tjera të pamotivura në qendrat urbane të automjetev­e 4+ 1 nuk do të tolerohen nga Policia e Shtetit, pavarësish­t autorizime­ve, të cilat në raste të përsëritur­a të abuzimit do të pezullohen me penalitete­t përkatëse. Nisur edhe nga denoncimet e qytetarëve në adresat zyrtare të saj, për persona të caktuar që shkelin orarin e karantinës, për grup banorësh në lagje periferike të qyteteve apo për lokale që ushtrojnë aktiviteti­n në kundërshti­m me Aktin Normativ, Policia e Shtetit ka marrë masa duke nxjerrë në patrullim punonjës policie të Policisë Kriminale dhe së fundmi dronë inteligjen­të në të gjithë territorin. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojn­ë me rigorozite­t çdo masë kufizuese, duke kontribuua­r të gjithë së bashku për të parandalua­r përhapjen e COVID- 19", sqaroi Policia pas fazës së parë të hapjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania