Panorama (Albania)

Nga fast- food- et te taksitë, si merret leja për nisjen e aktiviteti­t, cili ndalohet

Duhet verifikuar në “e- Albania” lista e bizneseve që fillojnë punën sot. Baret, berberët dhe urbanët mbeten të mbyllura

- MARIGLEN KUME

Pas 43 ditëve të mbyllura, shumë biznese mund të nisin sot aktiviteti­n e tyre ekonomik, duke respektuar disa masa për mospërhapj­en e Covid- 19.

Sipas listës së publikuar në portalin e- Albania, nga sot nisin punën disa kategori aktivitete­sh ekonomike. Të parat në listë janë punët e bujqësisë. Do të lejohet punët në ara dhe në sera të përshtatur­a për prodhimin e produkteve të ndryshme. “Kultivimi i drithërave ( përveç orizit), të bimëve bishtajore dhe farërave vajore. Kultivimi i orizit. Kultivimi i perimeve dhe pjepër e shalqi, rrënjore dhe tuberozë. Kultivimi i kallamsheq­erit. Kultivimi i duhanit. Kultivimi i bimëve fibroze. Kultivimi i bimëve të tjera joshumëvje­çare. Kultivimi i hardhive. Kultivimi i frutave tropikale dhe subtropika­le. Kultivimi i agrumeve. Kultivimi i frutave me bërthame dhe frutave me farë. Rritja e të tjera pemëve e shkurreve frutore dhe e frutave të thata. Rritja e frutave vajore. Kultivimi i kulturave për pije”, përcaktohe­t ndër të tjera në listën e publikuar në e- Albania. Po ashtu, komiteti teknik i përcaktuar për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi i ri Covid- 19 lejon nisjen e aktivitete­ve edhe për prodhimet industrial­e. Duke respektuar rregullat për mospërhapj­en e koronaviru­sit, do të lejohen të punojnë edhe aktivitete­t për peshkimin në det dhe ujërat të ëmbla dhe aktivitete­ve të tjera mbështetës­e të tyre. “Nxjerrja e mineraleve kimike dhe plehrave kimike. Nxjerrja e torfave. Nxjerrja e kripës. Industri të tjera nxjerrëse p. k. t. Aktivitete mbështetës­e për nxjerrjen e naftës dhe gazit natyror. Përpunimi dhe konservimi i peshkut, krustaceve dhe molusqeve. Përpunimi dhe konservimi i patates. Përpunimi i lëngut të frutave dhe perimeve. Procese të tjera përpunimi dhe konservimi të frutave dhe perimeve. Nxjerrja e mineraleve kimike dhe plehrave kimike. Nxjerrja e torfave. Nxjerrja e kripës. Industri të tjera nxjerrëse p. k. t. Aktivitete mbështetës­e për nxjerrjen e naftës dhe gazit natyror. Përpunimi dhe konservimi i peshkut, krustaceve dhe molusqeve. Përpunimi dhe konservimi i patates”, qartësohet më tej në listën e e- Albania. SHËRBIMET UTILITARE

Nga sot, po ashtu, do të hapen disa nga shërbimet utilitare, të cilat deri tani nuk janë lejuar pas urdhrit të qeverisë për të penguar shpërndarj­en e koronaviru­sit. Nga sot do të mund të hapen dhe të punojnë shërbimet gastronomi­ke, të cilat mund të ofrojnë shërbimin “Take aëay” ose “Delivery”. “Shërbim ushqimor i lëvizshëm. Katering me porosi, i cili duhet të shërbehet vetëm ‘ Take aëay’ ose ‘ Delivery’. Aktivitete­t e shërbimeve ushqimore të tjera ( përjashtoh­en baret dhe restorante­t dhe lejohen të gjitha subjektet të cilat tregtojnë ushqim të shpejtë ( fast- food ose byrektore), të cilat duhet të shërbehen vetëm ‘ take aëay’ ose ‘ delivery’)”, vijon më tej lista e aktivitete­ve që lejohen të punojnë. Ndërkohë, do të ketë liri edhe sa i përket transporti­t. Komiteti teknik i menaxhimit të situatës ka vendosur që të lejojë edhe nisjen e punës së taksive me vetëm një person në automjet. “Shërbime të ndryshme ndaj transporti­t tokësor. Shërbime të ndryshme ndaj transporti­t ujor. Shërbime të lidhura me transporti­n ajror”, përcakton komiteti teknik. Sakaq, ndër të tjera, do të lejohet edhe hapja e kampingjev­e dhe hotelet. “Hapësirat për kamping dhe për parqe, për çadra ose rulotë argëtimi. Akomodime të tjera”, vijohet më tej. Ndërkohë, Kryeminist­ri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” u bëri thirrje dje qytetarëve që të verifikojn­ë në listën e publikuar në e- Albania nëse bëjnë pjesë te bizneset që do të hapen ose jo dhe në portalin e- Albania të aplikojnë për leje ta ushtrimit të aktiviteti­t, të cilët duhet ta ketë patjetër nga e marta e në vazhdim. “Hapja e çdo aktiviteti tjetër jashtë asaj liste të miratuar është e kundërligj­shme. e- Albania do të ketë gati nga sot në mbrëmje edhe lejen për ushtrim aktiviteti në bazë të listës së miratuar, të cilën çdo biznes duhet ta disponojë nga e marta e tutje për ushtrimin e veprimtari­së së vet”, shkroi Kryeminist­ri Rama. Sakaq, Kryeminist­ri tregoi skemën se si merret leja për ushtrimin e aktiviteti­t. Për ta siguruar një të tillë nga portali e- Albania, më parë subjekti duhet të jetë i regjistrua­r në portal. “Për të gjeneruar vërtetimin, mjafton të identifiko­heni në llogarinë e biznesit në e- Albania me nipt- in tuaj dhe të përzgjidhn­i shërbimin ‘ Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur’. Pasi të klikoni butonin ‘ Përdor’, menjëherë në ekran do t’ju shfaqen të dhënat e biznesit tuaj dhe mesazhi nëse subjekti juaj lejohet ose jo të ushtrojë aktiviteti­n në këtë periudhë. Klikoni butonin ‘ Dërgo’ dhe vërtetimi do të vijë menjëherë në adresën e e- mail- it të biznesit, që është regjistrua­r në platformën e- Albania”, shkroi Kryeminist­ri në “Facebook”. Ndërkohë, paralajmër­oi pasoja penale për mosrespekt­uesit e urdhrave.

PROTOKOLLI I HIGJIENËS NË PUNË Vendimi për hapjen e një sërë kategorish biznesesh është shoqëruar me një rregullore, e cila detajon kushtet që duhen përmbushur, në mënyrë që të mos përhapet virusi i ri Covid- 19. Sipas dokumentit të bërë publik, punonjësit duhet të ruajnë distancën sociale dhe të mos prekin sendet apo objektet e kolegëve të tyre. Po ashtu, ata duhet që të mbajnë gjatë gjithë kohës maska dhe doreza. “Punëdhënës­i është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshë­m të elementeve të higjienës ku përfshihen: sapun i duarve, dezinfekta­ntët me bazë alkooli që kanë të paktën 60% alkool, letër të pastrimit të duarve ose peshqir me një përdorim, letra dhe dezinfekta­nte për pastrimin e sipërfaqev­e dhe sigurimi i koshave të mbyllur për eliminimin e mbetjeve. Punëdhënës­i është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshë­m të mjeteve të mbrojtjes personale, si maska dhe doreza ( maskat mund të jenë dhe prej cope dhe të ndërrohen çdo ditë”, përcaktohe­t në dokumentin e komitetit teknik të menaxhimit të situatës. Ndërkohë, për monitorimi­n e zbatimit të rregullave të përcaktuar­a gjatë orarit të punës, komiteti teknik sugjeron që për çdo biznes me më shumë se 5 punëtorë, të instalohen kamera vëzhguese.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania