Panorama (Albania)

Basha, plan me 5 pika: Si dilet nga gjendja e emergjencë­s

“Izolimi, kosto më e lartë se rritja e testeve. Nevojitet një sistem i saktë i matjes së impaktit që kanë masat e marra"

- MARIGLEN KUME

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, këmbëngul që të shtohet numri i testimit për qytetarët, për të mësuar nëse janë bartës të virusit të ri Covid- 2019.

Kreu i selisë blu shpreh bindjen se numri më i lartë i testimeve do të jepte një kampion më të saktë të shifrave të personave të infektuar dhe përmes kësaj të sigurohet nj panoramë më e qartë për masat e marra më pas. Kjo është një kërkesë e bërë që nga fillimi i kësaj situate nga ana e PD- së, por vetëm dy javët e fundit ka një rritje të numrit të testimeve. Megjithatë, për kryedemokr­atin Basha, ky numër nuk është ende i mjaftueshë­m për të mësuar situatën afër reales. "Sa më shumë persona të testuar, aq më shpejt identifiko­hen të prekurit dhe ndalohet përhapja e COVID- 19. Bllokimi i ekonomisë dhe popullsia në karantinë kanë kosto shumë më të lartë sesa testimi i qytetarëve", shkrehet Basha. Pas izolimit drastik për të parandalua­r përhapjen e koronaviru­sit, tashmë Shqipëria ka hyrë në fazën e të menduarit për rihapjen e aktivitete­ve. Për të ndërmarrë hapat e duhura në këtë aspekt, kryedemokr­ati Basha thotë se qeveria duhet të dijë më parë se cilat janë rezultatet që kanë dhënë masat e ndërmarra deri më tani. "Duhet një sistem i saktë i matjes së impaktit që kanë masat e marra. Nëse ne e dimë çfarë impakti kanë ato - ulin, mbajnë konstant apo rrisin numrin e të infektuarv­e - atëherë do të kemi mundësi të reagojmë menjëherë në menaxhimin e situatës, duke i shtrënguar apo lehtësuar më shumë masat e marra", shkroi Basha. Sakaq, ditët e fundit është vënë re se ndryshe nga fillimi i pandemisë, shifrat më të larta të të infektuarv­e janë vënë re në qytete të tjera dhe jo në kryeqytet. Bazuar në këto të dhëna, kreu i selisë blu shprehet se për menaxhimin sa më të mirë të situatës duhet trajnimi i personelit shëndetëso­r në rrethe për të bërë testime dhe për të gjurmuar rastet e kontaktit. "Duhet bërë gjurmim i plotë i burimit dhe i kontakteve të të prekurit. Testimi i mjekëve, policëve e personave në vijën e parë. Kjo kërkon burime njerëzore, trajnimin dhe përdorimin e kapacitete­ve lokale shëndetëso­re", vijoi kryedemokr­ati.

APELI PËR QYTETARËT

Në postimin e ditës së djeshme, kryedemokr­ati Lulzim Basha pati edhe një apel për qytetarët. Një ditë para rihapjes së një liste të gjatë biznesesh, pas mbylljes së detyruar për të shmangur përhapjen e koronaviru­sit, Basha u bën thirrje qytetarëve që të ambientohe­n sa më shpejt të jetë e mundur me rregullat e reja të të bërit biznes dhe pazar. "Rifillimi kërkon përshtatje­n me realitetin e ri. Qytetarët dhe bizneset do duhet të mësohen të funksionoj­në në kushtet e distancës 1,5 m. Sa më shpejt të adoptohet kjo mënyrë e re, aq më shpejt mund të rifillojë ekonomia dhe të reduktohet karantina. Qeveria duhet të mbështesë me fonde dhe lehtësira mënyrën e re të funksionim­it të ekonomisë", tha Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania