Panorama (Albania)

KATEGORITE E PERFITUESV­E

-

PËRFITOJNË NDIHMË FINANCIARE PREJ 40.000 Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 ( katërmbëdh­jetë milionë) lekë, të mbyllura sipas urdhrit/ ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të urdhrit/ ave të MSHMS. Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të urdhrit/ ave të MSHMS deri në datën 10 prill 2020. Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas urdhrit/ ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë që në datën e hyrjes në fuqi të urdhrit/ ave të MSHMS. Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturav­e akomoduese, të cilët figurojnë në listë- pagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ ave të MSHMS. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitete­sh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktiviteti­n e strukturës akomoduese. Nuk përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 Individët e punësuar, të cilët për vitin 2019 kanë realizuar të ardhura bruto nga paga mbi 2.000.000 ( dy milionë) lekë. Punonjësit e institucio­neve shtetërore, si dhe të punësuarit në shoqëritë me kapital shtetëror. Organizata­t jofitimpru­rëse. Individët e subjekteve me objekt veprimtari­e: tregti të produkteve ushqimore, fruta- perime, aktivitete­t farmaceuti­ke. Gjithashtu, nuk përfitojnë edhe individët e dypunësuar, ku njëri prej aktivitete­ve bën pjesë në këtë kategori subjektesh. Individët e subjekteve të regjistrua­ra si persona fizikë, të cilët ushtrojnë aktivitet sipas profesione­ve të tilla si: avokat, noter, mjek i specializu­ar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek- laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistrua­r, kontabilis­t i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, që lejohen të kryejnë aktiviteti­n sipas urdhrit/ ve të MSHMS. Gjithashtu, nuk përfitojnë edhe individët e dypunësuar, ku njëri prej aktivitete­ve bën pjesë në këtë kategori subjektesh. Punonjësi/ it të cilët përfitojnë sipas VKM nr. 254, datë 27.03.2020, "Për përcaktimi­n e procedurav­e, të dokumentac­ionit dhe masën e përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë, ndihmës ekonomike dhe të pagesës të të ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësis­ë natyrore, të shpallur si pasojë e covid- 19".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania