Panorama (Albania)

Mbyllen aplikimet për pagën e luftës

-

Në kohën kur janë shpallur kriteret dhe kategoritë e përfituesv­e të paketës së dytë financiare të shpallur nga qeveria, në datën 18 prill, qeveria mbylli procesin e aplikimeve për të përfituar atë që u quajt paga e luftës në shumën prej 260 mijë lekësh. Nga të dhënat e bëra me dije nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve, ndihma financiare për ta është pranuar për 20.6 mijë punonjës, pra, për 58% të rasteve të verifikuar­a. Si rrjedhojë, rreth 42% të aplikimeve të punonjësve janë refuzuar. Gjithashtu, në njoftimin zyrtar të drejtorisë së tatimeve bëhet me dije se për të gjitha ato aplikime që nuk janë pranuar, ka nisur procesi i pranimit të ankesave që janë depozituar nga qytetarët. Paketa prej 260 mijë lekësh, ndryshe nga paketa e dytë prej 40 mijë lekësh, që jepet vetëm një herë, do t'u kalojë në llogaritë bankare të gjithë përfituesv­e për tre muaj: marsin, prillin dhe majin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania