Panorama (Albania)

Kush është vajza që dyshohet se ndihmoi Orges Bilbilin

Bilbili u vu në pranga pas përplasjes me armë me policin

-

Ndërsa arrestimi i të shumëkërku­arit Orges Bilbili nga një polic i vetëm u komentua gjatë, Policia dhe Prokuroria janë duke hetuar për të parë se nga kush është ndihmuar gjatë arratisë dhe lidhjet e tij.

Ndërkohë që, apartament­i ku ai qëndronte me qira ka rezultuar në emrin e një vajze, hetuesit kanë marrë dëshminë e saj. E reja e identifiku­ar me emrin Jurgena ka mohuar të ketë lidhje apo të ketë ndihmuar Bilbilin, megjithatë ka dyshime se emri i saj në qiranë e apartament­it ishte një mënyrë mosidentif­ikimi për të shumëkërku­arin. Kjo banesë, thonë burimet, ishte marrë me qira rreth 3 javë para se Orges Bilbili të arrestohej pas një përplasjej­e me një polic, i cili i kishte bërë shenjë të ndalonte, pasi vendi ishte në karantinë dhe duhet të shikonte lejen. Gjatë arrestimit u plagos dhe një kalimtare, ndërsa Bilbli me një plagë në këmbë u njoh dy ditë më vonë me masën e sigurisë arrest në Spitalin e Traumës.

ARRESTIMI

Burime zyrtare bëjnë të ditur se arrestimi i Orges Bilbilit është bërë në rrugën "Sitki Çiço", në afërsi të një shkolle, ku punonjësi i Policisë së forcës së posaçme "Shqiponjat", i ka kërkuar një shtetasi lejen e daljes dhe dokumentin e identifiki­mit. "Shtetasi Orgest Bilbili, 30 vjeç, nga Lushnja, e ka kundërshtu­ar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes", njoftoi Policia disa orë pas ngjarjes. Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe gjatë ndjekjes, Bilbili i ka drejtuar pistoletën punonjësit të Policisë, duke e kërcënuar për ta vrarë. I kërkuari nuk është bindur kërkesave për t'u dorëzuar, duke vrapuar sërish më armë në dorë. "Në zbatim të procedurës standarde të punës, punonjësi i Policisë ka qëlluar njëherë në ajër për ta paralajmër­uar, ndërkohë që 30- vjeçari i ka drejtuar armën, për të qëlluar punonjësin e Policisë", njoftoi Policia e Shtetit. Gjatë masës së sigurisë, Bilbili kërkoi zbutje të saj, kërkesë që nuk u pranua nga Gjykata.

 ??  ?? Momenti i arrestimit
Momenti i arrestimit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania