Panorama (Albania)

Qëlluan me armë zjarri në ajër, Policia arreston dy autorët

-

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, pasi qëlluan me armë zjarri në ajër, duke krijuar panik te banorët. Sipas informacio­neve të Policisë, sektori për Krimet e Rënda në DVP Shkodër, pas njoftimit të marrë se në fshatin Kuç të Njësisë Administra­tive Gur i Zi, në një livadh kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacioni­n policor të koduar "Livadhi", në kuadër të të cilit u bë i mundur identifiki­mi në kohë reale i dy shtetaseve që kishin qëlluar me armë, gjetja e armës, si dhe kapja e arrestimi i tyre, konkretish­t: L. A., 18 vjeç dhe K. G., 19 vjeç, të dy banues në qytetin e Shkodrës. Falë veprimeve të shpejta profesiona­le dhe hetimore, si dhe informacio­neve të marra në rrugë operative, u bë e mundur gjatja e armës së zjarrit kallashnik­ov, të cilën e kishin fshehur në një livadh në afërsi të lumit Drin. Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesave të këtyre shtetasve, ku gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. G, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua­n një armë zjarri pistoletë, dy karikatorë automatiku me fishekë dhe 410 fishekë luftarakë. Ndërsa në banesën e shtetasit L. A., Policia gjeti dhe sekuestroi një palë pranga dhe një shkop metalik me hapje, si ato që përdorin forcat e rendit. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe "Prishja e rendit dhe qetësisë publike".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania