Panorama (Albania)

KATEGORITE E PENSIONEVE QE PERFITOJNE NGA SHTESA 2.8 %

-

Pensionet e plota; Pensioni social; Pensionet e pjesshme; Pensionet e reduktuara; Pensionet e parakohshm­e të pleqërisë; Pensionet e invalidite­tit; Pensionet familjare; Pensionet për vjetërsi shërbimi; Pensionet e fshatit ( përfshihen edhe persona që kanë një vjetërsi pune me ish- kooperativ­at bujqësore, por që kanë paguar edhe kontribute si persona të vetëpunësu­ar në bujqësi, nga viti 1994 e në vazhdim); Pensionet për merita të veçanta; Pensionet e posaçme shtetërore dhe shtesat e pensionit të posaçëm shtetëror; Pensionet e ushtarakëv­e, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm; Të gjitha llojet e trajtimeve të veçanta financiare të familjeve të pilotëve fluturues, trajtimeve të veçanta financiare të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetësev­e, trajtimeve të veçanta financiare të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë Pensionet e pleqërisë të caktuara me Ligjin nr. 150/ 2014, datë 6.11.2014, trajtimet e veçanta financiare të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake; Pensionet suplementa­re të caktuara sipas ligjit, "Për pensionet shtetërore suplementa­re të punonjësve të universite­teve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologj­ike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucio­neve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë"; Pensionet suplementa­re të caktuara sipas ligjit, "Për pensionet shtetërore suplementa­re të personave që kryejnë funksione kushtetues­e dhe të punonjësve të shtetit"; Shpërblimi i caktuar sipas ligjit, "Për statusin e veteranit të luftës kundër pushtuesve nazifashis­të të popullit shqiptar", të ndryshuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania