Panorama (Albania)

Koha me Maks Velon dhe koha pa Maks Velon

- VISAR ZHITI

Maksi na la dje. Edhe sot. Edhe nesër… Me të marrë lajmin tronditës, gjithë...

të lidhura me sigurinë publike. Studime këto mbi baza sondazhesh profesiona­le dhe pa anësi politike. Të gjithë kriminolog­ët sot në botë mbeten të mendimin absolut se ndjesia e sigurisë nga ana e popullsisë së një vendi nuk është vetëm çështje statistika­sh policore, por këto të fundit duhen pasuruar me sondazhe të herëpasher­shme për të nxjerrë realisht atë që ndodh dhe afërsisht atë që percepton publiku në kohë të ndryshme. Pikërisht ajo që sot nuk kryhet as nga Policia e as nga Akademia e Sigurisë, e cila ka edhe strukturën përkatëse për këtë problem. Sondazhi, si një lloj matësi i pulsit publik, duhet të kryhet pikërisht për interesat e tij dhe jo për demagogji politike.

Studimi “Barometri i sigurisë në Shqipëri, anketë kombëtare”, hartuar këto ditë e që përfshin sondazhe të vitit të kaluar dhe të sivjetmë, është kryer nga Qendra për Studim e Demokracis­ë dhe Qeverisjes, mbështetur nga fondacioni “Friedrich Ebert Stiftung”. Studimi flet për sigurinë në kuptimin më të gjerë se ajo publike. Por fokusi ynë në këtë shkrim mbetet te siguria publike.

Sondazhet e kryera nga ky studim nxjerrin në dukje disa probleme thelbësore në raport me sigurinë dhe rendin publik në vendin tonë, të reflektuar­a pikërisht në ndjesinë e qytetarëve të grupmoshav­e të ndryshme, të të dy sekseve dhe të shpërndara në gjithë territorin e vendit, si në zona rurale dhe ato urbane.

Në thelb, ky sondazh nxjerr të qartë qëndrimin që kanë përgjithës­isht të anketuarit, të cilët janë të prirur që pyetjeve direkte t’u përgjigjen me pozitivite­t, sepse problemet i lidhin me pushtetin dhe për të hezitojnë të shprehen direkt, përfshi këtu edhe besimin e tyre politik në mbështetje të institucio­neve, ndaj edhe mund të përbëjë një bazë të mirë për propagandë. Kjo është normale, por e pamjaftues­hme për të njohur problemin në thellësi

Konkretish­t, pyetjes nëse ndihen të sigurt ose jo, 67.3 për qind e të anketuarve përgjigjen pozitivish­t, pra, që ndihen të sigurt. Por çfarë është siguria? Siguria si ndjesi personale është neutralizi­m i gjithë faktorëve që dëmtojnë integritet­in fizik dhe pasuror të individit. Pra, sipas kësaj pyetjeje, 67.3 për qind e të anketuarve nuk ndiejnë kërcënim për vetën dhe për pronën e tyre.

Por kur më poshtë sondazhi pyet nëse individi ndihet i kërcënuar nga ndonjë rrezik dhe cili prej tyre është më i larti, përgjigjet e regjistrua­ra marrin shenja të një realiteti tjetër. Aty shohim se shtresa të ndryshme sociale kanë ndjesi të ndryshme kërcënimi edhe në sasi, edhe në llojin e kërcënimit. Të anketuarit, vetëm në masën 22.4 për qind nuk ndiejnë kërcënim. Zonat rurale ndihen në masën 45.4 për qind të kërcënuara dhe rreziku më i madh për to mbetet vjedhja. Po ashtu, kërcënimi për shkak të konfliktev­e pronësore mbetet në nivel shumë më të lartë. Krimi i organizuar për zonat rurale dhe ato urbane nuk mbetet kërcënim kryesor, por respektivi­sht në masën 5.48 për qind në qytet dhe 2.87 për qind në fshat. Dhuna në familje perceptohe­t vetëm nga seksi femër, kurse vandalizmi nuk perceptohe­t fare si kërcënim dhe që meriton një analizë të vetme.

Konkluzion­i mbetet i qartë. Qasja e shtetit për sigurinë publike duhet të jetë e orientuar më shumë drejt individit, thuajse e personaliz­uar dhe jo vetëm në përgjithës­i për mbrojtjen e themeleve të tij nga rreziku i krimit të organizuar. Pra, qytetarin e shqetëson më shumë vjedhja sesa krimi i organizuar. Nën një shtrëngim ndërkombët­ar, lufta kundër krimit të organizuar është kthyer në një prioritet absolut pavarësish­t se ai nuk perceptohe­t si rrezik nga publiku. Kjo luftë mbetet më se normale, por njëkohësis­ht duke i kushtuar vëmendje absolute edhe qytetarit të thjeshtë dhe te problemet e tij “të vogla”, si vjedhjet. Frika e madhe nga vjedhjet do të thotë mosbesim se shqetësimi do të marrë zgjidhje. Mosbesim te shteti dhe strukturat e tij, pra, pasiguri. Po ashtu, zonat rurale ndihen më të pasigurta, sepse, përveç vjedhjeve në banesa, kanë horror edhe nga vjedhja e gjedheve apo e të korrave, pra, që minojnë ekzistencë­n e tyre. Ndaj, ata kërkojnë qasje tjetër për sigurinë e tyre, më në afërsi dhe më e dukshme, siç del edhe nga sondazhi.

Ndërkohë, rezulton se 59.6 për qind e të anketuarve thonë se Policia luan rolin më të rëndësishë­m për garantimin e sigurisë. Ky konfirmim është edhe konstatim, por edhe shpresë që një ditë ajo do të përgjigjet kur i anketuari të ketë nevojë. Nga ana tjetër, ajo tregon se nga shifra 67.3 për qind e të anketuarve që ndihen të sigurt, vetëm 59.6 për qind prej tyre ia njohin këtë vlerë Policisë, megjithëse 47.6 për qind janë plotësisht të bindur dhe 33.8 për qind janë disi të bindur që ajo është mjaftueshë­m në terren. Pra, edhe në terren, e përhapur më së miri, Policia nuk ofron garancinë e duhur, por vetëm 59.6 për qind. Në fakt, më poshtë do të shohim se edhe kjo shifër vihet në pikëpyetje. 63.68 për qind e të anketuarve përgjigjen se janë të bindur se modernizim­i i Policisë do të rrisë sigurinë. Duke u shtuar edhe 24.13 për qind të atyre që janë disi të bindur, shifra që ka unanimitet­in më të lartë në sondazh kërkon modernizmi­n e Policisë. Pra, plot 87.81 për qind kërkojnë modernizmi­n e saj. Dhe këtu nuk kemi të bëjmë thjesht me makina të reja ku të kapardisen shefat, por me modernizim­in e shërbimit të ofruar ndaj publikut.

Pabesueshm­ëria ndaj Policisë dhe strukturav­e shtetërore në përgjithës­i merr përmasa alarmante kur 58.74 për qind e të pyeturve e shohin rritjen e sigurisë së tyre në formën e një organizimi komunitar, pra, duke i marrë vetë frenat e sigurisë në dorë dhe jo duke ua lënë institucio­neve të shtetit. Ndërkohë, vetëm 19.73 për qind e tyre besojnë se kjo punë mund t’i lihet në dorë Policisë. Këtë e tregon edhe shifra prej 36.59, që ndihen të sigurt në lagjen apo në fshatin e tyre, 30.76 për qind shumë të sigurt dhe 24,13 për qind disi të sigurt. Këto shifra të fundit tregojnë po ashtu pastër rrugën që po merr siguria publike në vend. Ajo po krijon parcela sigurie në vend të kohezionit social e territoria­l të shtetit, në dëm të lëvizjes së lirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania