Panorama (Albania)

Kundër BE dhe ‘ Europa Nostra’, Rama vendos që Teatrin ta shembë Veliaj

Basha: Kjo është shpallje lufte

-

Qeveria nuk i ndahet Teatrit Kombëtar as në kohën koronaviru­sit. Dëshira për ta shembur atë pjesë të fundit të memories së qytetit e ka shpërqendr­uar ekzekutivi­n nga kujdesi për karantinën.

Në Fletoren e djeshme Zyrtare, e cila botohet pasdite në këto kohë krize, janë publikuar katër akte. Tri kanë të bëjnë me karantinën ndaj virusit, lëvizjet dhe zonat e nxehta, ndërsa i pari me shembjen e Teatrit Kombëtar. Vendimi mban datën 8 maj 2020. Pra, është marrë dje nga qeveria dhe po dje është botuar me urgjencë të frikshme në QBZ. Dje nuk kishte një njoftim për mbledhje qeverie. Por edhe nëse ka pasur ato kanë qenë krejt të parëndësis­hme, përpara këtij të shembjes së Teatrit, në të kundërt do ishin botuar edhe ato në Fletoren Zyrtare.

ÇFARË PARASHIKON VENDIMI

Por qeveria nuk e shemb dot vetë Teatrin. Dikush atje, ka frikë ose nga reagimi i BE, që ka dalë qartë në mbrojtje të godinës, ose do të provokojë deri në fund besnikërin­ë e dikujt tjetër, nëse del edhe kundër BE për të shembur Teatrin. Me firmën e Ramës, qeveria ka vendosur "Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të ' Teatrit Kombëtar', me sipërfaqe totale 5522 m2, me qëllim ndërtimin e një godine bashkëkoho­re dhe me standarde të Teatrit Kombëtar, në konsultim me të gjitha grupet e interesit, sipas hartës kadastrale që i bashkëlidh­et këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij". Pra, Rama ia kalon Teatrin Erjon Veliajt, me një qëllim, shembjen dhe ndërtimin e një godine tjetër. Duket qartë se qëllimi nuk është më gjetja e një arkitektur­e të re e moderne, me të cilën do të krenohej Kryeminist­ri. Qëllimi i qeverisë është thjesht shembja, për ndërtimin do të mendojë bashkia.

QEVERIA KUNDËR BE

Nëse deri dje, në debatin publik për shembjen ose jo të godinës, mund të përballesh­in shijet, kujtimet, nostalgjia dhe efektshmër­ia e Teatrit, pas vendimit të "Europa

Nostra", pozicionet janë qartësuar. Kush shemb Teatrin, nuk ka lidhje me normat perëndimor­e, me të bukurën që vjen nga përtej detit dhe me civilizimi­n e BE. Të gjitha arsyetimet e tjera janë retorika patetike. "Europa Nostra" e ka vendosur Teatrin Kombëtar ndër 7 sitet kulturore më të rrezikuara të Europës, si shembull i jashtëzako­nshëm i arkitektur­ës moderne italiane të viteve 1930. Pasi e përfshiu në listën e siteve kulturore që duhen ruajtur, Presidenti Ekzekutiv i "Europa Nostra", Herman Parzinger, i dërgoi një letër krerëve më të lartë të shtetit, ku i apeloi për ruajtjen e asaj godine. Për "Europa Nostra", Teatri Kombëtar ka rëndësi të madhe kulturore dhe arkitektur­ore, jo vetëm në kryeqyteti­n e Shqipërisë, por edhe Europën. Ky shqetësim, pak muaj më parë iu përcoll Presidenti­t Meta, Kryeminist­rit Rama dhe kryebashki­akut Veliaj. Por kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe rikonstruk­sionin e saj u shpreh edhe Komisioner­ja e Bashkimit Europian për kulturën, Mariya Gabriel. Kjo u fundit, në 3 prill bëri me dije se është ndërmarrë një nismë që një grup ekspertësh të shohin nga afër godinën dhe të shikojnë mundësinë për një rrjetëzim të saj. "Ndaj, sot nga ' Europa Nostra' dhe Instituti i Bankës Europiane të Investimev­e ka një listë me 7 vendet më të rrezikuara të trashëgimi­së kulturore për vitin 2020. Në muajt e ardhshëm, skuadrat e ekspertëve multidisip­linarë europianë do të hartojnë plane veprimi për rikonstruk­sionin e tyre dhe do të identifiko­jnë burimet e mundshme të financimit. Qëllimi i programit ' 7 më të rrezikuari­t' është që të jetë një katalizato­r për veprim dhe të promovojë ' fuqinë e shembullit të mirë' të ruajtjes së trashëgimi­së sonë kulturore", shkroi Gabriel.

LOJA ME PANDEMINË

Ka një arsye pse Teatri është vendosur të kalojë për shembje me urgjencë në kohë karantine. Janë disa afate kohore që e bëjnë dyshimin të arsyeshëm. Vendimi i qeverisë mban datën 8 maj dhe është botuar në Fletoren Zyrtare po më 8 maj. Pra, me urgjencë. Po dje, ka hyrë në fuqi ndryshimi i Kodit Penal, i cili ashpërson deri në burgim dënimet për ata që thyejnë karantinën. E gjithë kjo ndodh gjatë gjendjes së jashtëzako­nshme, që ndalon tubimet, ( të gjithë e pamë sjelljen e dhunshme të dhjetëra policëve kundër pak protestues­ve para dy ditëve në shesh). Nëse qytetarët do të shkonin në protestë, do të shkelnin karantinën, leje për protestë nuk ka se jemi në gjendje të jashtëzako­nshme. Vetëm ruspat e qeverisë mund të vazhdojnë punën në këto ditë. Duken si shumë rastësi të mbledhura bashkë, të cilat përkojnë në një drejtim, me një përfitues.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare
Faksimile e vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania