Panorama (Albania)

Vendimi i ri, shtyhen zgjedhjet në universite­te

Kandidati për rektor, Hoxha: Shtyrja e zgjedhjeve, veprim i drejtë

- Minstrja Shahini

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka shtyrë pa afat zgjedhjet në universite­te.

Pas debateve, letrave të hapura, akuzave dhe padisë nga organizata "Qëndresa Qytetare", paraditen e sotme, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, vendosi që të shtynte datën e zgjedhjeve në universite­te deri në një afat të pacaktuar, për shkak të gjendjes së fatkeqësis­ë natyrore. Në urdhrin e firmosur nga ministrja Shahini theksohet se shtyrja është bërë me qëllim që të marrin pjesë të gjithë studentët, të cilët tashmë janë të bllokuar, për shkak të koronaviru­sit. "Data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL- ve shtyhet deri në një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrj­e më gjithëpërf­shirëse e studentëve", shkruhet në urdhrin e Shahinit. Por ajo u kërkon drejtuesve të institucio­neve të larta arsimore që të vijojnë përgatitje­t, në mënyrë që menjëherë pasi të kthehen, të zhvillohen zgjedhjet. Kjo do të thotë që procesi i regjistrim­it të kandidatëv­e duhet të vijojë për të qenë gati për fushatën në momentin që do të vendoset data e re pas përfundimi­t të gjendjes së fatkeqësis­ë natyrore. "Shpresoj që ky urdhër të mundësojë kthimin e vëmendjes së udhëheqësv­e të arsimit të lartë publik te planifikim­i i mbylljes së suksesshme të vitit akademik për studentët", mbyll njoftimin e saj Shahini.

REAGIMI

Kandidati i vetëm deri tani për rektor në Universite­tin e Tiranës, dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha, përshëndet­i urdhrin e ministres Shahini dhe nga ana tjetër akuzoi rektorin aktual Mynnyr Koni se ka ndërhyrë në zgjedhjet e brendshme. Në një intervistë për "News 24", Hoxha u shpreh se rektori Koni nuk ka kompetenca për të shkarkuar pedagogë. "Shtyrja e zgjedhjeve është një vendim i drejtë. Akti i tij i fundit, i Mynyr Konit, i kundërligj­shëm, ka dëmtuar Universite­tin e Tiranës në vazhdimësi, edhe në këtë fazë fundore. Zoti Koni nuk ka kompetencë ligjore që të shkarkojë pedagogët në mënyrë individual­e. Ligji akademik ka rregulla rigoroze, që thotë se si mund të ikë nga universite­ti. Përfundimi është se kur është shkelur rëndë ligji nga një pedagog i caktuar, atëherë thuhet që të mund të shkarkohet një pedagog të caktuar", tha Hoxha. Kandidati i vetëm për rektor u shpreh se do që të jetë në krye të Fakultetit të

Drejtësisë për të sjellë një ndryshim në mënyrën e drejtimit të këtij fakulteti. "Besoj se çdokush do të donte që të drejtonte Fakultetin e Drejtësisë në UT. Kam qenë drejtor juridik i rektoratit për 8 vjet, kam qenë pedagog kaq vjet, kam qenë prokuror. Vlerësoj se mund të jap një kontribut me eksperienc­ën që kam, të kandidoj për rektor të Universite­tit të Tiranës. Është një privilegj dhe një përgjegjës­i. Është edhe një reagim personal i imi ndaj mënyrës sesi është drejtuar Universite­ti i Tiranës, që më shumë është marrë me konflikte të brendshme, sesa të jetë interesi i studentëve", tha Hoxha

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania