Panorama (Albania)

Në “pension” 55 vjeç, kategoritë e policëve që preken nga ligji i ri

Lleshaj u përgjigjet sugjerimev­e dhe kundërshti­ve nga deputetët e PS. Vendimmarr­ja e Komisionit shtyhet për në mbledhjet e radhës

- ARDIT HOXHA

Për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA- së ( Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat) mbi 55 vjeç dhe që i kanë 30 vite punë nën uniformë, Ministria e Brendshme ka hartuar një ligj që u mundëson të lënë shërbimin dhe përfitojnë gjysmën e rrogës, deri në momentin e daljes në pension.

Në relacionin e paraqitur në Kuvend të projektlig­jit mbi "Trajtimin financiar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, pas ndërprerje­s së marrëdhëni­eve të punës", thuhet se një nga qëllimet është përmirësim­i i Policisë edhe në fusha ku kërkohen cilësi të caktuara fizike dhe intelektua­le. Gjithashtu, kërkohet që mosha mesatare e policëve të ulet akoma dhe më shumë. "Aktualisht, mosha mesatare e punonjësve të strukturav­e të sipërpërme­ndura është mbi 45 vjeç. Me miratimin e këtij projektlig­ji për një periudhë prej 3 vitesh mosha mesatare e punonjësve, kryesisht të Policisë, ulet mesatarish­t me 2 vite", thuhet ndër të tjera në relacion. Po ashtu, në dokumentin bashkangji­tur projektlig­jit theksohet se numri i punonjësve që aktualisht plotësojnë kriteret dhe preken nga ky projektlig­j është në total 613. Nga këta, 585 punonjës janë në Policinë e Shtetit, 21 në Gardë dhe 7 në SHÇBA.

KUNDËRSHTI­TË E DEPUTETËVE

Për të sqaruar ligjin, qëllimin, kriteret dhe kategoritë që do të preken, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ishte në Komisionin e Sigurisë, ku nuk ishin të vogla rezervat edhe nga deputetët e maxhorancë­s. Në mungesë të zërave kundërshtu­es nga opozitarët e Parlamenti­t, ishin socialistë­t Sadi Vorpsi, Xhemal Qefalia, por edhe deputeti i Shkodrës,

Luan Harusha, që nuk i kursyen rezervat e tyre më lidhje me këtë projektlig­j, duke nxjerrë në pah disa pika të paqarta të tij. I pari që shfaqi objeksione­t e tij ishte deputeti Sadi Vorpsi, që ndër të tjera kërkoi që në këtë ligj të përfshihen edhe punonjësit e Zjarrfikës­ve, të cilët kanë moshë mesatare edhe më të lartë se Policia. "Për sa i përket pr/ ligjit, unë sugjeroj që të ketë një ndarje të qartë mes strukturav­e operuese dhe atyre drejtuese e komanduese. Mosha 55 vjeç të jetë e përcaktuar për forcat operuese në terren, pasi kjo kërkon një moshë të re që t'i përgjigjen edhe fizikisht detyrës. Për personelin drejtues duhet të ketë përjashtim, pasi në këtë moshë për drejtuesit, çdokush është në kulmin e pjekurisë dhe mund të japë shumë. Më çudit edhe përfshirja e punonjësve të SHÇBA- së, pasi ata mund të hetojnë edhe pas moshës 55 vjeç. Në këtë projektlig­j duhej të ishte përfshirë edhe personeli zjarrfikës", tha

Sadi Vorpsi. Ndërsa Luan Harusha u shpreh më i prerë, duke kërkuar që ligji të rishikohet edhe një herë, më pas të kalojë në Komision dhe pastaj në seancë plenare, duke lënë të nënkuptohe­t se në mënyrën aktuale të formulimit ai ishte kundër. "Ky ligj lë vend për të abuzuar me atë komisionin që mund të ngrihet në ministri, sepse nuk ka ligj për mbrojtjen e punonjësit të Policisë. Pse të mos forcohet ai komisioni i testimeve fizike dhe rregullat të jenë më të forta? Pse të mos përfshihen zjarrfikës­it apo edhe policët bashkiakë. Unë mendoj që ky ligj duhet të rishikohet edhe një herë", tha Luan Harusha.

PËRGJIGJJA E MINISTRIT

Këtyre kritikave dhe sugjerimev­e nga deputetët e PSsë, ministri Lleshaj iu përgjigj se diskutimi ishte bërë edhe në qeveri dhe ishin marrë parasysh të gjitha, por ekspertët kishin dalë në këto përfundime, siç dhe projektlig­ji është hartuar. Më tej, pasi dëgjoi të gjitha vërejtjet, ministri Lleshaj nuk ngurroi t'u përmendte deputetëve socialistë se ky propozim vjen nga qeveria dhe se duhet vazhduar përpara me miratimin. "Çështja e abuzimit u lakua shumë. Kushdo që ka kompetenca për të marrë vendime, ka risk për të abuzuar, por kushdo ka përgjegjës­i për vendimin që merr. Nuk mund të them se s'mund t'i japim kompetenca askujt, se ai mund të abuzojë dhe ky nuk është argument. Ne duam që policët të largohen nga uniforma e Policisë së Shtetit pa rënë nën ndikimin e krimit dhe duam që të rinojmë Policinë, pasi kemi një Polici të plakur, që i shërben një popullsie të re. Ne mendojmë se qëllimet bazë të këtij ligji arrihen, pra trajtimi dinjitoz i punonjësve të Policisë dhe ulja e moshës së Policisë. Dhe për këto çështje janë bërë debate shumë më të ndezura në qeveri dhe janë ezauruar. Besoj se drafti ka ardhur në emër të qeverisë. Ky është një instrument menaxhimi që i jepet në dorë Policisë së Shtetit për të menaxhuar strukturën e personelit të saj. Pra, në rast nevoje mund të nxjerrë personat që kanë mbushur moshën 55 vjeç, por në rast nevoje mund t'i mbajë ata. Nuk është automatike kjo dalje", tha ministri Lleshaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania