Panorama (Albania)

Shqipëria e ndarë kundër virusit, të hënën hapen berberët, më 1 qershor çerdhet

Ministria: Shërben për të parë kush e ka kaluar sëmundjen

-

Testimet serologjik­e do t’i japin fund dilemës nëse COVID- 19 ka qarkulluar që në janar apo atëherë kur u konfirmua edhe rasti i parë, në mars. Pas stafeve mjekësore, këto testime do të shtrihen në popullatë.

Ministria e Shëndetësi­së tha dje se do të nisë një fazë e dytë, për të parë përqindjen e atyre që e kanë kaluar këtë sëmundje. Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare, janë testuar 440 persona, nga radhët e personelit shëndetëso­r, ku ka rezultuar se më shumë se 11 për qind prej tyre e kanë kaluar këtë sëmundje. “Ashtu siç jeni në dijeni, në Laboratori­n e Mikrobiolo­gjisë në QSUT, po vazhdon procesi i testimeve serologjik­e për grupet më të rriskuara, ku përfshihet dhe validimi i tyre në lidhje me specificit­etin dhe sensitivit­etin ndaj COVID- 19. Deri tani janë testuar 440 staf mjekësor dhe pacientë të konfirmuar, me një nivel 11.2 % të pozitivite­tit të përgjithsh­ëm. Këto janë rezultate paraprake dhe në ditët në vazhdim pritet të merret një kampion më i madh, kështu që këto rezultate mund të ndryshojnë. Në një fazë të dytë do të zgjerojmë testimin në popullatë për të parë % e atyre që e kanë kaluar sëmundjen”, tha një ditë më parë përfaqësue­sja e Task- Forcës, Eugena Tomini.

RASTET E REJA

Ndërkohë, në 24 orët e fundit ka shënuar rënie edhe numri i personave të infektuar në vendin tonë, përkatësis­ht nga 206 që ishin një ditë më parë, në 199. Pjesa më e madhe prej tyre ndiqen në kushte shtëpie nga mjeku i familjes. Sa u takon shtrimeve, dje kanë lënë spitalin edhe 5 pacientë të tjerë dhe sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, aktualisht në dy spitalet COVID janë duke marrë trajtim 30 të infektuar. “Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë kryer mbi 10 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID- 19 në të gjithë vendin 850 qytetarë. 620 qytetarë tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin, aktualisht janë 199 persona aktivë me COVID- 19. Momentalis­ht në dy spitalet COVID, në Spitalin Infektiv dhe Spitalin ‘ Shefqet Ndroqi’, janë të shtruar 30 pacientë dhe vetëm 5 prej tyre janë në terapi intensive”, tha Tomini.

RASTET E REJA

Dje janë konfirmuar me COVID- 19 edhe 8 raste të reja. “Rritja e vigjilencë­s, hetimi dhe gjurmimi epidemiolo­gjik i rasteve në mënyrë aktive bëhen të rëndësishm­e me rënien e nivelit të përhapjes së virusit. Në 24 orët të fundit janë testuar 238 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid- 19, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë, të shpërndarë, në Tiranë 3 raste, Krujë 2 raste, Shkodër 1 rast, Fier 1 rast dhe Kamëz 1 rast”, ka bërë të dituar në raportimin ditor Ministria e Shëndetësi­së. Nga testimet e kryera, 18 kanë qenë personel shëndetëso­r dhe pacientë te shërbimi i Neurokirur­gjisë në QSUT. Sipas Ministrisë, të gjithë të testuarit kanë rezultuar negativë për COVID- 19.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania