Panorama (Albania)

Hapja e kufijve, Meta takon 7 ambasadorë­t e rajonit

Kreu i shtetit: Hapja graduale do t’i jepte frymëmarrj­e ekonomisë

-

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u ka kërkuar ambasadorë­ve të 7 vendeve të rajonit që të koordinohe­n për hapjen e kufijve, teksa sezoni turistik veror ka mbërritur. Përmes një njoftimi për mediat, zyra e shtypit e Presidencë­s bëri me dije se Meta zhvilloi një takim pune me ambasadorë­t e Greqisë, Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Sllovenisë. Mësohet se kreu i shtetit u ka kërkuar ambasadorë­ve të akredituar në vendin tonë që të bashkëpuno­jnë për hapjen graduale të kufijve. “Masat e ndërmarra nga vendet tona treguan efikasitet dhe së bashku tashmë duhet të koordinojm­ë veprimet për të hyrë në një fazë të re të zbutjes së masave kufizuese. Një hapje graduale dhe e kujdesshme e kufijve, si dhe lehtësimi i masave shtrëngues­e, do t’i jepnin frymëmarrj­e dhe impuls ekonomisë në përgjithës­i dhe turizmit në veçanti, si një degë e rëndësishm­e e ekonomisë së vendeve tona”, u shpreh Presidenti. Ndërkohë, në pjesën tjetër të takimit, ambasadorë­t dhe kreu i shtetit kanë biseduar për solidarite­tin e BE- së me vendet e Ballkanit Perëndimor. “U vlerësua gjithashtu edhe mbështetja reciproke në këtë periudhë pandemie, si dhe u shpreh mirënjohja për solidarite­tin dhe asistencën e Bashkimit Europian për të gjitha vendet tona për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia COVID- 19”, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencë­s. Po ashtu, në takimin e zhvilluar në zyrën më të lartë të shtetit, Presidenti Meta theksoi se pandemia dhe tërmeti që goditi vendin tonë nëntorin e kaluar treguan se sa të rëndësishm­e janë marrëdhëni­et me fqinjët.

“Fqinjët na u gjendën të parët pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit”, theksoi kreu i shtetit, ndërsa shtoi se duhet rritur bashkëpuni­mi në fushën e emergjenca­ve civile. Sakaq, ai u zotua se Shqipëria do të përmbushë të gjitha kushtet e Këshillit të Europës sa i përket integrimit europian. “Pavarësish­t pandemisë COVID19, Shqipëria do të mbetet e fokusuar në plotësimin në kohë të të gjitha kushteve që Këshilli ka përcaktuar për vendin tonë për Konferencë­n e Parë Ndërqeveri­tare për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it në BE”, përfundoi Presidenti Meta.

 ??  ?? Meta, dje me ambasadorë­t
Meta, dje me ambasadorë­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania