Panorama (Albania)

Lëvizja në bashkitë e gjelbra, nga e hëna deri në orën 21: 00

“Nga 18 maji hapen baret, në 1 qershor çerdhet dhe kopshtet”

-

Duke filluar nga e hëna e në vazhdim, në 54 bashki, në të cilat nuk rezulton të ketë asnjë person të infektuar me Covid- 19, do të lejohet lëvizja e njerëzve dhe automjetev­e deri në orën 21: 00.

Qytetarët apo drejtuesit e automjetev­e, të cilit do të lëvizin në bashki, nuk do të kenë nevojë të marrin asnjë lloj leje. Qarkullimi ndërqytetë­s me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00. Për këtë pjesë, do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullim­in e më shumë se pesë personave, aktivitete­t kulturore e sportive të çdo lloji, transporti­n publik, si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura”, shkroi Kryeminist­ri Rama në “Facebook”. Por ajo që bie në sy, është se do të vijojnë kufizimet e lëvizjes njësoj siç ishin këtë javë në 7 bashkitë më kryesore të vendit, por që kategorizo­hen si me rrezik për shpërndarj­en e koronaviru­sit, pasi kanë ende të infektuar aktiv. Për Tiranën, Durrësin Shkodrën etj. Në këto bashki, nuk do të lejohet të hyjë apo të dalë asnjë automjet i paautorizu­ar. “Nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe të përcaktuar­a në hartën bashkëngji­tur, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimi­t si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje- dalja e automjetev­e të paautorizu­ara”, shkroi Rama. Ndërkohë, ndonëse kjo javë që po lëmë pas ka pësuar një rënie të ndjeshme të numrit të të infektuarv­e, kreu i qeverisë njoftoi se fundjava do të ketë të njëjtat kufizime, si një javë më parë. Por ai paralajmër­oi se nëse edhe java e ardhshme do të vazhdojë me shifra të përafërme me këtë javë, do të jetë fundjava e fundit që u nënshtrohe­t këtyre kufizimeve.

HAPJA Fillimi i javës do të shënojë një tjetër hapje të bizneseve. Kështu duke filluar nga e hëna më 11 maj do të ushtrojnë aktiviteti­n e tyre deri në orën 17: 30 Baret, restorante­t, qendrat tregtare, berberët dhe parukeritë. Ministrja Manastirli­u i bëri thirrje që të rrespektoj­në protokolli­n e sigurisë. Ndërkohë, përmes një deklarate për mediat, ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, shpjegoi edhe fazën e tretë të hapjes që fillon më 18 maj, ku përfshihen baret dhe restorante­t. Kjo do të kushtëzohe­t nga vijimi i situatës së pandemisë. “Do të fillojë zhvillimi i procesit mësimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolle­ve të miratuara nga Ministria e Shëndetësi­së. Po në këtë datë, planifikoj­më të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante, vetëm në ambientet e jashtme, deri në orën 17: 30. Duke filluar nga data 18 maj, shtohen fluturimet e riatdhesim­it, me detyrimin për vetekarant­iim në banesë”, tha ministrja Manastirli­u. Lehtësira janë parashikua­r edhe për vizitat në muze dhe për stërvitjen e sportistëv­e. “Prej datës 18 maj, planifikoh­et të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologji­ke, sipas protokolle­ve dhe udhëzimeve të miratuara. Nga data 18 maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie edhe stërvitjet individual­e të sportistëv­e në ambiente të hapura. Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitete­t kulturore dhe sportive në ambientet e hapura dhe të mbyllura”, tha Manastirli­u. Ndërkohë, në një fazë më të vonshme, duke filluar nga 1 qershori parashikoh­et të hapen edhe çerdhet, kopshtet publike dhe private, por ajo nënvizoi se duhen kushte strikte higjieno- sanitare. “Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar nevojën e një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshëm të kushteve higjieno- sanitare për çdo strukturë të kopshteve e çerdheve dhe standardev­e që duhet të plotësojnë për të mirëpritur fëmijët në këto institucio­ne me rregullat e reja. Protokolle­t e sigurisë do të bëhen të njohura në ditët në vijim”, përfundoi ministrja.

 ??  ?? Ministrja Manastirli­u
Ministrja Manastirli­u

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania