Panorama (Albania)

PD: Anulimi, një fitore e studentëve, Rama donte ta kontrollon­te

-

Partia Demokratik­e e ka mënjanuar në listën e fitoreve, vendimin e Ministrisë së Arsimit për të shtyrë në një moment të dytë zgjedhjet në universite­te. Përmes një deklarate të shpërndarë nga zyra e shtypit, PD akuzon Kryeminist­rin Rama se donte të kapte universite­tet, duke zhvilluar zgjedhje në një kohë kur funksionim­i i tyre është i cunguar. "Tërheqja e qeverisë nga krimi zgjedhor i mbajtjes së zgjedhjeve pa zgjedhës në arsimin e lartë, është një betejë e rëndësishm­e e fituar nga pedagogët dhe studentët, me mbështetje­n e opozitës. Me një proces të paligjshëm dhe absurd, Edi Rama synonte të merrte nën kontroll edhe arsimin e lartë përmes ushtarëve të tij dhe të organizata­ve kriminale", thekson PD. Sipas selisë blu, Kryeminist­ri Rama donte të vepronte me zgjedhjet në universite­te njësoj si me ato për qeverinë. "Rekordet e Edi Ramës me arsimin e lartë janë të njëjta me rekordet e tij për zgjedhjet. Kur nuk i fiton dot, përdor çdo mjet të pistë për pushtetin e tij. Mbajtja e zgjedhjeve në arsimin e lartë pa pedagogë dhe studentë, në kulmin e masave të jashtëzako­nshme, nuk ndryshon nga akti i tij kriminal i 4 viteve më parë, kur tentoi të kapë Universite­tin e Tiranës përmes Emiljano Shullazit", vijon reagimi i PD. Teksa garanton studentët se opozita nuk ndërhyn në autonominë e universite­teve, PD dënon presionin ndaj pedagogëve. "Partia Demokratik­e dënon presionin dhe shantazhin e ushtruar gjatë këtyre ditëve ndaj pedagogëve dhe studentëve dhe paralajmër­on Edi Ramën dhe veglat e krimit të organizuar brenda arsimit të lartë që të mbajnë larg duart nga universite­tet", thekson PD.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania