Panorama (Albania)

Pas kushtit të Strasburgu­t, rritet përfitimi për pronarët

Të favorizuar, ata që u prekën nga ndryshimi i zërit kadastral

-

Nga kushti i vendosur nga Gjykata e Strasburgu­t, përfitojnë ata pronarë të cilët u penalizuan nga ndryshimi i zërit kadastral.

Me anë të vendimit të miratuar një ditë më parë, kjo gjykatë kërkoi nga qeveria shqiptare që masa e kompensimi­t për pronarët të mos jetë më e vogël se 10 për qind e vlerës që prona ka sot në treg. "Gjykata shtoi një kusht kyç: ajo çmoi se, në disa raste, vlerësimi i pronave sipas Ligjit për Trajtimin e Pronës mund të rezultonte në nivele shumë më të ulëta të kompensimi­t ( për disa ish- pronarë), në krahasim me legjislaci­onin e mëparshëm. Për të shmangur një barrë ekstreme mbi këtë kategori të ish- pronarëve, kompensimi sipas skemës së re duhet të jetë jo më pak se 10% e vlerës së pronës që ish- pronarët do të përfitonin nëse vlerësimi financiar do të llogaritej mbi bazën e zërit kadastral aktual të pronës së shpronësua­r", thuhet në vendimin e Gjykatës Ndërkombët­are për të Drejtat e Njeriut. Janë një numër jo i paktë pronarësh që u preken nga formula e re. Ndryshimi i zërit kadastral, bëri që sipërfaqe të tëra toke, që sot janë brenda vijës së verdhë, pra me statusin tokë, të çmohen si toka bujqësore. Në këto kushte, çmimet për metër katror të aplikuara gjatë vlerësimit financiar janë ato të tokës bujqësore, të cilat mesatarish­t janë 488 lekë/ m ² , për Tiranën, sepse në rrethe kjo vlerë është edhe më e ulët.

MIJË

vendime të formës së prerë janë vlerësuar financiari­sht nga Agjencia e Trajtimit të Pronave me skemën e re. Në përfundim të vlerësimit financiar për më shumë se 18 mijë dosje, fatura e dalë është rreth 100 miliardë lekë ose 1 miliard dollarë. Nga aplikimi i formulës së re, 3721 pronarë u konsiderua­n të kompensuar, me një vlerë rreth 127 miliardë lekë

SHEMBUJT

Për të kuptuar efektin pas vendimit të marrë nga Gjykata e Strasburgu­t dy ditë më parë, do të sjellim disa shembuj hipotetikë. Për një sipërfaqe toke 300 metra të ndodhur sot brenda vijës së verdhë, në zonën kadastrale 8280, pra në Sauk, nga Agjencia e Pronave vlerësimi është bërë për tokë bujqësore me çmimin 488 lekë përqind të vlerës që prona e tyre ka sot në treg. Në këto kushte, kësaj familjeje i takon të marrë jo më pak se 880 mijë lekë të reja, pra 6- fish më tepër nga vlera e caktuar më herët nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, që ishte 146 mijë lekë. Marrim një tjetër rast, një familje që ka pasur 200 metër katrorë pronë në Farkë dhe që sot është tokë truall. Në momentin e konfiskimi­t, kjo sipërfaqe ka qenë tokë bujqësore. Një metër katror në Farkë për tokën bujqësore është 488 lekë. Në këto kushte, masa e përfitimit e caktuar nga ATP është ( 200 m X 488 lekë/ m2) 97 600 lekë. Ndërkohë, sipas hartës me vlerat e trojeve, për këtë zonë kadastrale një metër katror tokë truall kushton 33 755 lekë. Në këtë mënyrë ( 200 m X 33 755 lekë/ m) 6 691 000 lekë është vlera reale e pronës. Sipas vendimit të Gjykatës së Strasburgu­t, kjo familje s'mund të marrë më pak se 10 për qind të kësaj vlere, pra në asnjë rast, jo më pak se 660 mijë lekë të reja.

VLERËSIMI

Në fund të muajit mars të vitit që shkoi, Agjencia e Pronave përfundoi vlerësimin financiar për më shumë se 24 mijë vendime të formës së prerë. Me ndryshimet e bëra, këto familje kanë të drejtë të kompensohe­n financiari­sht vetëm për 20% të vlerës së faturës, por jo më shumë se 10 milionë lekë të reja. Për pjesën e mbetur, do të kompensohe­n nga fondi i tokës që ATP disponon.

 ??  ??
 ??  ?? Nga aplikimet në ATP
Nga aplikimet në ATP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania