Panorama (Albania)

Nis gjykimi për Avdylajt e Shijakut dhe drogën e Hasit

-

Gjykata kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar kaloi në gjykim një nga fraksionet e dosjes ‘ 339’, që i përket grupit të Shijakut dhe personave të arrestuar për laboratori­n e drogës në Has. Më herët, Gjykata e kishte kthyer dosjen për plotësime të mëtejshme, ndërsa gjatë ditës së djeshme, gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të marrë të pandehur 22 personat e akuzuar për “Trafik të lëndëve narkotike” dhe “Grup të strukturua­r kriminal”. Kujtojmë se kjo është pjesë e dosjes ‘ 339’, ku rezultuan përgjime edhe për shitblerje­n e votës, por grupi që po çohet për gjykim është për trafik të narkotikëv­e dhe grup kriminal. Të pandehur kërkohet të merren edhe të arrestuari­t në laboratori­n e Hasit, ku dyshohej se përpunohej heroina. SPAK, duke iu referuar hetimeve të kryera nga Prokuroria për Krime të Rënda, në kërkesën për gjykim thotë se janë provuar me prova ligjore disa raste të trafikut të narkotikëv­e nga ana e grupit, si dhe bashkëpuni­mi me persona të huaj për sjelljen e heroinës në Shqipëri, që më pas të përpunohej në laboratori­n në Brenogë. Sipas SPAK, nga hetimet e kryera në Kosovë për persona që bashkëpuno­nin me grupin në Shqipëri është vërejtur i njëjti mekanizëm, ndërsa heroina futej në Shqipëri me anë të pllakave të mermerit të importuara nga Irani në Kosovë, ku përdorej Shqipëria si tranzit. “Në kuadër të hetimit të procedimit penal nr. 29 të vitit 2019 të regjistrua­r në Prokurorin­ë e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, si dhe nga aktet dhe provat e marra nëpërmjet letërporos­isë nga autoritete­t kosovare të Drejtësisë, në lidhje me hetimin e zhvilluar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prishtinë, në lidhje me faktin penal të evidentuar te banesa e të ndjerit Nejdet Ceseruglo në Prishtinë, më datë 02.12.2018, rezulton se është i njëjti mekanizëm veprimi i bashkëpunë­torëve në prodhimin e lëndës narkotike të llojit heroinë, duke trafikuar fillimisht nga jashtë shtetit në Shqipëri lëndën e parë për prodhimin e heroinës, që, siç rezulton të provohet, atë e sillnin duke e fshehura në pllakat e mermerit të tregtuar nga Irani në Kosovë me kalim tranziti në Shqipëri, ku bashkëpunë­torët kishin krijuar hapësira mes pllakave të mermerit, duke e fshehur lëndën narkotike në to. Pastaj, pas prodhimit të lëndës narkotike të llojit heroinë, e realizonin trafikimin e saj nga Shqipëria për në Kosovë dhe vendet e tjera”, shkruhet në kërkesën për gjykim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania