Panorama (Albania)

Terrorizmi, marrëveshj­e me SHBA për emrat e pasagjerëv­e

-

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe ambasadorj­a e SHBA- së, Yuri Kim, nënshkruan dje një memorandum bashkëpuni­mi që ka të bëjë me sigurinë kombëtare të të dyja vendeve, në thelb të të cilit është shkëmbimi i informacio­neve në kohë të shpejtë mes agjencive ligjzbatue­se, përkatësis­ht strukturav­e të sigurisë kufitare. Ministri Lleshaj theksoi se kjo është një marrëveshj­e e rëndësishm­e, e cila zgjeron më tej mundësitë dhe kapacitete­t e bashkëpuni­mit mes qeverive të Shqipërisë dhe të SHBA- së, në parandalim­in dhe luftën kundër krimit dhe terrorizmi­t. "Ky është një hap tjetër drejt thellimit të partnerite­tit strategjik me SHBA- në, i cili sjell më shumë siguri për qytetarët dhe pak hapësirë për veprimtari­të kriminale dhe terroriste", nënvizoi ministri Lleshaj. Nga ana tjetër, ambasadorj­a Yuri Kim tha se terrorizmi është një kërcënim për të gjithë, nuk bën dallime, nuk pyet për kufijtë, madje përpiqet të mos vërë re kufijtë, por ndryshe nga ' korona', në këtë rast ne mund të bëjmë diçka ndaj tij. "Shqipëria ka bërë një hap para përmes këtij memorandum­i bashkëpuni­mi dhe kjo do të na japë mundësi të dyja palëve, SHBA e Shqipëri, të jenë më efektive në identifiki­min dhe ndalimin e terroristë­ve dhe keqbërësve të tjerë", tha Kim. Ndërsa shtoi se, ashtu sikurse dëshmohet përmes këtij memorandum­i, edhe njëherë nënkupton që Shqipëria mund të bëhet një kontribuue­s neto i sigurisë për rajonin, por edhe për botën. "Gjithashtu, e përgëzojmë qeverinë e Shqipërisë për përkushtim­in e saj të vazhdueshë­m në përmirësim­in e sigurisë kufitare, siç dëshmohet nga bashkëpuni­mi i rritur me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për një sërë çështjesh të sigurisë rajonale të lidhura me kufijtë", u shpreh Yuri Kim. Ministri Lleshaj sqaroi se në thelb, memorandum­i që u nënshkrua dje ka për qëllim rritjen e nivelit të shkëmbimit të informacio­nit të sigurisë midis autoritete­ve shqiptare dhe amerikane, në funksion të parandalim­it të krimit, të parandalim­it të terrorizmi­t dhe të lehtësimit të të gjitha procedurav­e që mundësojnë që institucio­net tona të shkëmbejnë pa burokraci të tepërta. "Të shkëmbejnë informacio­n në kohë reale. Të kenë avancë në kohë ndaj të gjitha rrjeteve kriminale, përfaqësue­sve të krimit, kryesisht terrorizmi­t. Pra, me qëllim që të jemi përherë një hap para, në mënyrë që të jemi në gjendje të parandaloj­më dhe të godasim sa herë që është e nevojshme, të gjithë ata që cenojnë sigurinë e Shqipërisë apo sigurinë e Amerikës, apo sigurinë e aleatëve tanë", tha Lleshaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania