Panorama (Albania)

“Mënyra e tij piktorike pas Spaçit shprehu neverinë për dhunën

-

Piktori Lekë Tasi, ndërsa shpreh ngushëllim­et për ndarjen nga jeta të Maks Velos, risjell në vëmendje vitet e rinisë kur u njohën, mendimet që shkëmbenin e ku Velo nuk ia përtonte të shpaloste dashurinë e tij për modernen. “Keqardhje për Maksin dhe ngushëllim­e familjes. U njohëm qysh në vitet ‘ 50. Mbas disa vitesh pianoje në Korçë, ishte student i Inxhinieri- Arkitektur­ës, por shumë entuziast për vizatime urbane. Përdorte boj- kinën rëndshëm, pasi ia donte temperamen­ti dhe pikturat ia pëlqeu një shtëpi botuese në Lajpcig. Mbaj mend se edhe mua m’i tregonte te dhoma e tij, në rrugën ‘ Kont Urani’. Më vonë, edhe punimet në bakër. Kishte një tërheqje nga arti modern, ndryshe nga shumica. Por edhe klima ishte disi më ndryshe atëherë, lejohej diçka”, tregon piktori. Tasi ndalet më tej edhe te momenti i arrestimit dhe influenca që patën vitet e dhimbshme në Spaç në pikturat e tij. “Mbas vitit 1974 u shtrëngua tepër dhe nga fshati ku ndodhesha mora vesh arrestimin e tij. Mënyra e tij piktorike pas Spaçit shprehu për mjaft vite neverinë e thellë për stampën tonë të dhunës në gjyqe- burgje- kampe, të cilën e konkretizo­i në figura humanoides­h të reduktuara në gjallesa pa formë, por vetëm instinkte dhe egërsi, që pati jehonë edhe në botë. Më ka dhënë edhe librat që gjithashtu shquhen për stil bashkëkoho­r. Unë e inkurajoja të kultivonte paralel edhe damarin e tij lirik me portrete të thjeshta, por mjaft të fokusuara( shembull Puzanovet), por edhe me tipa popullorë, Lab, kurbatka etj.”. Piktori shton se miqësia e tyre vitet e fundit pati ulje dhe ngritje dhe ndodhte që të bashkuar nga pasioni për artin e muzikën, të gjendeshin pranë, por të heshtur. “Kishte ndryshuar dhe kohët e fundit bëmë edhe fjalë. Kështu, pasioni i përbashkët për muzikën u artikulua në karrige afër apo larg njëri- tjetrit në sallën e Universite­tit të Arteve, në varësi të këtij tensioni variabël mes nesh. I uroj paqe dhe ndjesë”, tregon ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania