Panorama (Albania)

Ngjela mbron idenë e Ramës për kanabisin: Propozimi i parë nga im atë Kiço Ngjela, pse ia refuzoi Enver Hoxha

“Kiço Ngjela i kërkoi 100 mijë hektarë, sipas biznesplan­it atëherë do fitoheshin 2 miliardë USD. Hoxha i tha ku t’i çoj unë gjithë këto para”

- TIRANE

Avokat Spartak Ngjela shprehet pro legalizimi­t të kanabisit për arsye shëndetëso­re dhe tregon se kjo ka qenë një nismë e babit të tij në kohën e monizmit si ministër i Ekonomisë dhe Financave.

Sipas Ngjelës, Shqipëria në atë kohë do të përfitonte 2 miliardë dollarë nga kultivimi i kanabisit, por ky propozim kishte gjetur kundërshti­min e Enver Hoxhës. “Nëse do bëhet me ligj, dhe këtë e ka në dorë shteti, por kjo nuk është e re, është shumë e vjetër, se nuk kam si të jem kundër si iniciativë, se ligjin s’e kemi parë. Pasi im atë që ka qenë këtu e 27 vjet ministër Ekonomisë dhe dy vjet ministër i Financave i ka pasur në axhendën e vet bimët medicianal­e, ku hynte kanabis dhe nja katër bimë të tjera. Ai kërkoi 100 mijë hektarë dhe sipas biznesplan­it atëherë, do fitoheshin 2 miliardë dollarë. Ishte 20 mijë dollarë hektari. Ai dërgoi ekipin e vet, vajti vetë me gjigantët e farmaceuti­kës botërore. Por këta i dhanë 9 mijë hektarë dhe Kryeminist­ri ia bëri me shenjë se s’kam ç’bëj, por shko tek Enver Hoxha. Hoxha i tha ‘ a jeni në vete apo s’jeni në vete?’. Ai i tha ku t’i çoj unë gjithë këto para. Llogarite sa mendje kriminale kishin këta njerëz. Sepse donte varfërinë e njerëzve, këtu njerëzit nuk kishin bukë, ai thoshte ku t’i çoj këta para. Si të jem kundër, kur kjo vjen nga familja ime. Duhej bërë me kohë. Unë nuk mund të jem kundër një iniciative që vjen nga familja ime dhe jam i bindur që kjo duhej bërë me kohë”, tha Ngjela në emision “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja.

PROPOZIMI

Ngjela tha se legalizimi i kanabisit do t’i shërbente shumë popullit shqiptar. Sipas tij, si garantor është nocioni i ligjit si dhe kontratat e bëra me kompanitë e mëdha botërore të farmaceuti­kës, që do të përdorin kanabisin legal. “Shqiptarët janë në prag të mungesave të mëdha. Nuk mund të jemi kundër iniciativa­ve të tilla që na nxjerrin nga kjo situatë. Kriza ka trokitur në derë. Nuk është kërkesë e parë që e ka bërë një privat. Ai tha ta bëjmë si në Holandë. Shoqëria shqiptare e ka në interes këtë gjë. Kryesor është interesi i shqiptarëv­e. Po nuk flasim dot pa parë ligjin. Qeveria ka maxhorancë absolute, nëse e bëjnë me ligj, ai rrëzohet në gjykata. Shumica është populli, por po ju them se historikis­ht kjo temë ka qenë nën zë për bimët medicinale në Shqipëri dhe ky është gabim i madh që është bërë në Shqipëri, që bujqësia shqiptare rropatet kot, që bujqit me 4- 5 hektarë tokë në pronësi të tyre shkojnë dhe punojnë argatë”, u shpreh avokat Ngjela. Për avokatin e njohur, Kryeminist­ri do të mbajë përgjegjës­i nëse nisma ligjore degradon në krim. “Në këto momente, duhet parë ligjin sesi është kontrolli që do t’i bëhet zbatimit të tij, për të shmangur abuzimet. Kalimi nga farmaceuti­ka në trafik nuk është detyra jonë, është detyrë e pushtetit gjyqësor, është e Prokuroris­ë, e BKH- së. Unë po ju tregoj se cili është prioriteti i ekonomisë shqiptare dhe ky është një nga prioritete­t. Nëse e ka kapur Kryeminist­ri këtë ide, besoj se ia kanë thënë të huajt. Do populli shqiptar të qëndrojë i uritur, le të qëndrojë. Krimi është një fenomen që luftohet nga organet e specializu­ara, nëse ato i thonë Kryeminist­rit që kjo s’mund të bëhet, nuk do bëhet, përgjegjës­ia është e Kryeminist­rit. Kryeminist­ri ndërmerr një ligj që mendon se do krijojë të ardhura të mëdha në buxhet. Por ligji mund të degradojë në krim. Nëse ndërkombët­arët e shikojnë se kjo nismë mund të degradojë në krim, nuk do bëhet. Nëse Kryeminist­ri dështon, do bjerë nga pushteti. Për ne juristët, trafiku quhet tregti e ndaluar”, u shpreh Ngjela.

 ??  ??
 ??  ?? Spartak Ngjela
Spartak Ngjela
 ??  ?? Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Koço Theodhosi e Kiço Ngjela
Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Koço Theodhosi e Kiço Ngjela
 ??  ?? Edi Rama me ambasadori­n Soreca
Edi Rama me ambasadori­n Soreca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania