Panorama (Albania)

Poetika e mirënjohje­s, brenda një “kapitulli amerikan” të Fatos Kongolit

- AGRON GJEKMARKAJ

Qysh herët, kur shkru heshin përkufizim­et...

e etikes shoqërore, Aristoteli, një nga eterit themelues të qytetërimi­t tonë, pat konstatuar se “mirënjohja vjetrohet e para” te njeriu. E në përgjithës­i, historia dhe letërsia me personazhe­t e tyre si ngrehinë e semantikës humane i japin të drejtë grekut antik. Në botën shqiptare të mbushur me maraz e qejfmbetje ngado që e kthen kokën, fjalia monumental­e duket si e denjë për t’u skalitur në ballin tonë shqiptar. Me gjasë, Fatos Kongoli, shkrimtari i njohur, i shquar po kaq në vendosmëri­në për të mos e braktisur modestinë e vet, do të befasojë jo pak me gjërat e “thjeshta”, të cilat i paskëshim harruar.

Njëra prej tyre është mirënjohja, kjo kompozitë themelore e të qenurit njerëzorë, braktisja e së cilës e lejon individin të eksperimen­tojë gjithçka që lidhet me të kundërtën e saj. Libri i sapodalë i Fatos Kongolit, “Kapitulli i Amerikës”, nga shtëpia botuese “Toena”, i cili më bëri shoqëri për gjatë disa ditëve të kësaj karantine, më përmbysi një tipologji të rrënjosur gati verbërisht në ndërgjegje, se shkrimtarë­t zakonisht marrin mirënjohje më shumë sesa japin. Pos tyre, një aradhë e madhe njerëzish në zanate e profesione, artistë e politikanë, policë e hajdutë, mekanikë e bujq, pozita dhe opozita, edhe pse paguhen për punën e tyre, po kaq e pretendojn­ë. Ai u jep vend të tjerëve, duke spostuar veten në zonat e largëta, ku qenia humbet peshën. Kongoli jeton nën dhunën e një borxhi që e shoqëron Adamin e Evën që nga kafshimi i mollës.

Për ta larë atë, për t’iu kthyer së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes u rikthye gati si Kostandini e bëri gjithçka që mund t’i konsideroh­et shlyerje, shkruan e shkruan, romane, ese dhe kujtime. “Kapitulli i Amerikës” është përkushtim­i i tij, së pari për Hyun, që e vuri në prova të rënda shëndetëso­re, ku siç mund të perceptohe­t gjithçka rifiton kuptim të ri, dëshira për qëndresë për ta ngulur në deje të tokës spirancën e jetës, malli që nuk mund të këputet për njerëzit e dashur, fëmijët, gruan , miqtë dhe letërsinë. Me një kujtesë sqimatare tërheq nga fati i vet një galeri të madhe personash, personazhe­sh e personalit­etesh për t’i bërë bashkë si elementë jetikë, pa me të cilët ndërton historinë e jetës së vet të shndërruar në memuar.

I rikthyer së dyti në jetë siç vetë e thotë, në udhëtimin e ardhjes, edhe ai takon diku Virgjilin e tij për ta udhëhequr në renditjen e kujtimeve , teksa në “ferr” apo “purgator” ka qenë vetëm me të shoqen, me pak doktorë të përkushtua­r, fizioterap­istët, infermierë­t e mbi të gjitha mikun francez, Xhulien Rosh, që i gjendet pranë, vendos i sapodalë asaj ujdhese të ndërtojë një parajsë me qiejt e saj për shumë njerëz që ka njohur në jetë që kur shkroi së pari, derisa mbylli “Kapitullin e Amerikës”.

I vëmendshëm që të evidentojë vetëm të mirën, ndërsa e keqja i duket një rastësi alogjike, ku në çdo rast konflikti gjen fajin te vetja dhe jo te tjetri, sjell në vëmendje të lexuesit kritikat e para të shtypit të Kosovës ndaj tij, tejet të egra më të, më vonë takimet me Sabri Hamitin e Rexhep Qosen, takimet në aeroport me një përkthyese në tentativë, një bisedë me një të panjohur në bulevardin e qytezës amerikane ku banon, mësimin e anglishtes, betimin si qytetar amerikan, raportet me Piro Manin, Betim Muçon, Naum Priftin, Shpëtim Telegrafin e të tjerë intelektua­lë shqiptarë që janë shndërruar në diasporë.. Befasues shfaqet në vlerësimin që ka për analistë e gazetarë, të cilët ia kanë lexuar librat dhe ia komentojnë bujarisht ato. Keqardhja për detajet që nuk mund të sjellë, për emra të harruar nga sulmet e ndodhive të përditshme, janë një brengë e tij. Secilit prej tyre, megjithatë, i përcjell diçka të paharruesh­me në përpjekjen e tij për t’i gjetur një vend.

Po kaq me gëzim të dëlirtë fëmijësh, por aspak naiv, që zbulojnë enigmat e para të botës, rrëfen udhëtimet në Europë, në shtëpi shkrimtarë­sh e mes tyre pa mburrje, pa rrahagjoks­je, gati me përvujtni, megjithëse tanimë është i përkthyer në shumë vende e gjuhë.

Mburrja ballkanike e provincial­e duket se nuk e ka prekur askund mendimin e Kongolit. I gatshëm të vihet në diskutim, të rrethohet me pikëpyetje, të mundohet deri në lodhje për të kuptuar tjetrin, nuk pranon të bëhet asnjëherë objekt kundërvëni­eje, sidomos me Ismail Kadarenë, të cilin kudo e thërret Zoti Kadare, i pasigurt e mirëkuptue­s nëse ai ia ka lexuar apo jo librat, madje mirënjohës për fjalët e mira që i mbërrijnë nga të tretë nga çifti Kadare. Po kaq sinqerisht i prekur, duke e përjetuar si një padrejtësi që atij Ismail Kadaresë, nuk i ishte dhënë ende “Nobeli”. Jo shumë shkrimtarë shqiptarë e shfaqin këtë brengë. Mjaft ngjarje të Shqipërisë dhe të botës ndërthuren në këto libra, shumë emra apo mendime të tyre kryqëzohen ndërmjet. E kaluara dhe aktualitet­i të kushtëzuar­a nga njëra- tjetra, sidomos këtej nga ana jonë.

Në mes tyre, një ngjarje që e ka parë Fatos Kongolin dëshmitar në një gjyq të organizuar nga Sigurimi i Shtetit. Një ngjarje, për të cilën ai nuk ka heshtur, nuk ka fshehur, por ka rrëfyer duke evoluar. Nëse tek “Iluzione në sirtar”, kur e lajmëroi atë si fakt, ai shfaqej pak i ftohtë, aq sa mori mbi shpinë shumë sulme, te “Kapitulli i Amerikës” gjejmë një reflektim, një mea culpa, një nevojë për mirëkuptim të krishterë e falje që nuk ishte hero e rezistent. Ai lyp vëmendjen e lexuesit për mungesën e kurajës për t’u rebeluar e burgosur, për ankthin e frikën, por edhe për kurajën për të gjykuar vetveten. Intelektua­li shqiptar ka një zakon, shpesh heroizohet, Fatos Kongoli deheroizoh­et.

Tek e lexoja, Kongoli më ngjante shpesh me Diogjenin në fuçi, të cilit i shkoi Aleksandri i Madh pranë dhe i tha “Çfarë do të dëshiroje nga unë?”, ndërsa Diogjeni i përgjigjet: “Të spostohesh­e pak se më ke zënë diellin”! Kësisoj, edhe Kongoli kërkon hisen e vet të Diellit, jo për t’u ngrohur, po për të ndriçuar, për të bërë dritë mbi kohën dhe njerëzit, ngjarjet dhe emocionet, librat dhe eksperienc­at, gjenezën e teksteve të vetave, përmes së cilave pranohet si një nga shkrimtarë­t më të rëndësishë­m të bashkëkohë­sisë shqiptare e më gjerë! … Dhe çuditërish­t nuk kërkon asgjë prej nesh, teksa na bën me dije se na është mirënjohës për gjithçka është e ka mundur të bëjë! Nëse nuk më zini besë, lexojeni “Kapitullin e Amerikës”, në mos për tjetër, për të kujtuar se edhe Aristoteli nuk paskësh gjithmonë të drejtë. Sidomos kur bëhet fjalë për poetikën, jo të tijën, por atë të mirënjohje­s.

 ??  ??
 ??  ?? Fatos Kongoli
Fatos Kongoli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania