Panorama (Albania)

Tjetër ngërç që favorizon Dvoranin, Meta letër KLGJ për anëtarin e ri të Gjykatës

Gara për vendin e katërt në Gjykatën e Lartë është hapur që në shtator 2019, Këshilli ende nuk ka përfunduar procedurat e përzgjedhj­es

- BLEONA METUSHI

Ndërkohë që Këshilli i Lartë Gjyqësor emëroi 3 anëtarë në Gjykatën e Lartë nga radhët e juristëve të spikatur, procesi për përzgjedhj­en e të katërtit, i hapur që në shtator të 2019ës, ende nuk ka përfunduar.

Përfundimi i kësaj procedure dhe emërimi i anëtarit të katërt nga radhët e juristëve të spikatur do të çonte dhe në largimin e Ardian Dvoranit nga detyra. Kujtojmë se mandati jashtë afatit kushtetues i këtij të fundit, ka çuar në përplasjen e Presidenti­t me gjyqtarin e lartë, ndërsa çështja është tashmë në KLGJ, ku Meta ka kërkuar ndërprerje­n e mandatit. Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk arriti të merrte dot një vendim për kërkesën dhe kërkoi opinionin e ndërkombët­arëve, ndërsa duket se tashmë ka në dorë një zgjidhje me të lehtë, përfundimi­n e procedurës për përzgjedhj­en e kandidatit të katërt, çka do të çonte në largimin automatik të Dvoranit nga detyra. Presidenti Meta me anë të një kërkese për informim, kërkon të dijë se në çfarë faze janë procedurat e përzgjedhj­es, në kushtet kur vetë KLGJ i ka bërë të ditur më herët se procedurat janë në vazhdim. Disa ditë më parë, Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi vazhdimin e procedurav­e për dy vendet vakante të hapura në shkurt të këtij viti, për anëtarët që do të përzgjidhe­n nga radhët e gjyqtarëve, ndërsa ende nuk ka bërë të ditur asnjë zhvillim për një procedurë të hapur më herët se kjo e fundit, që në shtator të 2019- ës. PËRBALLJA NË KLGJ Ka qenë Presidenti Ilir Meta, i cili në 10 prill ka dërguar në Këshillin e Lartë Gjyqësor një shkresë ku kërkon nga KLGJ ndërprerje­n e mandatit të Ardian Dvoranit, në kushtet kur janë emëruar 3 anëtarë të rinj në Gjykatën e Lartë. Kujtojmë se Dvorani ka qëndruar në detyrë 6 vite më shumë nga mandati 9vjeçar i parashikua­r, pasi nuk u zëvendësua asnjëherë. Sipas pikës 5 të nenit 136 të Kushtetutë­s, anëtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë, edhe pas përfundimi­t të mandatit deri në momentin e zëvendësim­it me një tjetër anëtarë. Meta në shkresën e dërguar pranë KLGJ, shkruan se mandati i Dvoranit ka përfunduar në vitin 2014 dhe në kushtet kur janë emëruar 3 gjyqtarë, atëherë ai duhet të lërë detyrën, pasi vendi i tij është plotësuar.

Nga ana tjetër, Dvorani duke e konsiderua­r shkresën e Presidenti­t si një ndikim të papërshtat­shëm në institucio­net e drejtësisë, shton se edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka asnjë kompetencë ta marrë këtë shkresë në shqyrtim. Dvorani më tej thotë se nëse shqetësimi për këtë çështje do të ishte real, atëherë Presidenti nuk duhet të emëronte tre anëtarët e rinj, por duhet t’i kërkonte KLGJ që të caktonte se kë zëvendësoj­në këta anëtarë. Mënyra e emërimit në Gjykatën e Lartë, njësoj si në gjykatat në Shkallë të Parë e të Dytë, nuk bëhet me zëvendësim­e, për qëllimin e vetëm që të mos mbesin vakanca, thotë Dvorani, duke shtuar se me emërimin e anëtarit të 4, që vjen nga radhët e juristëve, atëherë ai do të largohet. “Vlerësoj se në rastin konkret, emërimi i tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë me dekret përkatës të Presidenti­t të Republikës nuk sjell si pasojë përfundimi­n e detyrës sime si gjyqtar i Gjykatës së Lartë, kjo deri në emërimin e gjyqtarit të katërt, që duhet të përzgjedhë e propozojë KLGJ dhe duhet të dekretojë Presidenti i Republikës nga radhët e juristëve të spikatur”.

 ??  ??
 ??  ?? NJE NGA MBLEDHJET E KLGJ
NJE NGA MBLEDHJET E KLGJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania