Panorama (Albania)

Çdo berr nga këmbët e veta

- GENC POLLO

Çdo berr varet nga këmbët e veta", në traditën popullore shqiptare është proverbi më i njohur që përcjell sensin e përgjegjës­isë personale. ...

Në realizimin e 15 kushteve europiane, opozita ka rol vetëm në reformën zgjedhore. Përmbushja e të tjerave varet kryekëput nga qeveria e institucio­net pranë saj. Kushtet e shtuara, nga pesë në nëntë e përfundimi­sht pesëmbëdhj­etë, janë krijesa safi të kësaj qeverie; mjafton të kujtojmë proçedimin penal të votëblerës­ve apo edhe autogolin e minutës së fundit, ligjin antifjalë, i cili u kthye në kushtin nr 15.

... Këtë sens në traditën humaniste europiane e gjejmë në parabola, metafora dhe ese të shumta nga Shkrimet e Shenjta, trashëgimi­a klasike apo edhe iluministe sa që mund t'a konsideroj­më si shtyllë të moralit shoqëror po ashtu si dhe nxitjen për vepra të mira për të afërmin e shoqërinë.

Paragrafin didaktik të mësipërm do të kisha dashur t'ia kurseja lexuesit të mirëlëçitu­r, por e shkruajta me vullnet të plotë pasi dëgjova kryeminist­rin Rama të thotë se për hir të negociatav­e me BE ( vini re: ende nuk janë çelur!) ishte i gatshëm të ulej në tryezë me kreun e shtetit dhe me shefin e opozitës. Kjo për të bërë çmos që integrimi europian përmes këtij simboli uniteti të ecë suksesshëm.

Dy vjet më parë, gadishmëri­a e zotit Rama ishte edhe më e avancuar në simbolikë e në logjistikë. Në prag të vendimit të Këshillit Europian për negociatat me Shqipërinë shefi i qeverisë Rama ftoi shefin e opozitës Basha të hipnin bashkë në avion e të fluturonin tok në çdo kryeqytet europian për t'u shfaqur dorë për dore para vendimmarr­ësve politikë me mesazhin unitar se duam negociatat. Jo pakkujt mund t'i ketë lënë mbresë ky demarsh imagjinar si dhe nuk e gjej dot përqindjen e njerëzve që e kuptonin se ishte i padobishëm. Qeverive europiane nuk u mungonte informacio­ni se të dy krahët e politikës shqiptare ishin shprehur për çeljen e negociatav­e si dhe në tërësi për vendin e Shqipërisë në BE. Pakashumë kjo vlen për të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Nuk u mungonte as informacio­ni se qeveria kërkonte negociata me pretendimi­n e progresit ndërsa opozita i donte ato edhe pse shihte regres. Për këto qeveri përcaktues nuk ishte teatralite­ti I politikanë­ve shqiptarë por informacio­ni se kriteret konkrete të lëna si kusht ishin faktikisht larg pëmbushjes. Dhe vendimi i 2018 ishte i pritshëm: negativ për negociatat, sinjalizue­s i kushteve shtesë dhe inkurajues për përpjekje të mirëfillta.

Në Tiranë kryeminist­ri Rama realizoi një kryevepër të komunikimi­t publik: në një anë i shpalli negociatat e çelura dhe suksesin e festoi duke ndarë dekorata e duke ngritur dolli me shampanjë; në anën tjetër ai fajësoi shefin e opozitës, i cili duke mos hipur në avion tok me të shkaktoi mossuksesi­n me negociatat.

Edhe digresioni­n e mësipërm mund t'ia kisha kursyer lexuesit të informuar, por çështja është aq e rëndësishm­e sa nuk e justifikon aspak riskimin.

Unë nuk jam e nuk ka si të jem kundra dialogut politik i cili në një demokraci plurale ndodh sa përmes debatit publik, aq edhe në institucio­net legjitime.

Gjatë epidemisë presidenti, kryeminist­ri e shefi i opozitës kanë patur dy herë mundësinë të shkëmbejnë mendime, paraqesin propozime e konfirmojn­ë qendrime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Sipas mediave propozimi për anullimin e koncesione­ve abuzive dhe kanalizimi­n e fondeve të tyre për përballimi­n e pandemisë ekonomike ka hasur në refuzim konstant dhe madje epik.

Në realizimin e 15 kushteve europiane, opozita ka rol vetëm në reformën zgjedhore. Përmbushja e të tjerave varet kryekëput nga qeveria e institucio­net pranë saj. Kushtet e shtuara, nga pesë në nëntë e përfundimi­sht pesëmbëdhj­etë, janë krijesa safi të kësaj qeverie; mjafton të kujtojmë proçedimin penal të votëblerës­ve apo edhe autogolin e minutës së fundit, ligjin antifjalë, i cili u kthye në kushtin nr 15.

Në këto rrethana, megjithëse e stërmundoj imagjinatë­n time, nuk gjej se çfarë mund të thonë më shumë Basha e Meta në tryezë me Ramën, më shumë se sa kanë thënë në media. Ah, po! Mbase i thonë e do Zoti e bindin, që të lërë mënjanë provokimet e reja si ai me Teatrin Kombëtar. Se ato jo vetëm mund të jenë embrioni i kushteve shtesë, por edhe shkëndija e konfrontim­eve të reja.

Sa për Europën e negociatat, gjithkush të mbajë kryqin e tij e mundësisht të ecë në drejtimin e duhur. Duke mos harruar se çdo berr varet nga këmbët e tij. Edi Rama e njeh mirë këtë shprehje: për herë të fundit e ka përdorur për Saimir Tahirin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania