Panorama (Albania)

Hapen edhe autoshkoll­at, si do bëhen aplikimet për pasaportë

Rama: Dokument identifiki­mi online, me procedurë të përshpejtu­ar

- BESARTA BASHA

Shkollat e autoshkoll­at janë ndër të fundit mjedise që qeveria ka vendosur të hapë, ndërsa ka gjetur zgjidhje alternativ­e për personat që duan të marrin një kartë identiteti ose pasaportë.

Përmes një shënimi në rrjete sociale, vetë Kryeminist­ri Edi Rama ka specifikua­r protokolli­n e sigurisë për autoshkoll­at, si dhe ka njoftuar procedurën online për sigurimin e mjeteve të identifiki­mit.

SHKOLLAT

Më 18 maj do të hapen pjesërisht edhe shkollat, ndërsa pak javë më vonë universite­tet. Për të dyja, qeveria ka hartuar një udhëzues anti- Covid, i cili ngarkon një person përgjegjës, që mund të jetë mësues a pedagog, të kontrolloj­ë, përveç dijeve, edhe pajisjen me maska. Gjithashtu, që në hyrje të shkollës, çdo nxënësi e studenti duhet t’i matet temperatur­a dhe sprucohet me dezinfekta­nt për duart. Edhe qëndrimi brenda këtyre mjediseve do të monitorohe­t rreptë, si në provim. Askush nuk lejohet të hyjë e të dalë pa orar, ndërsa komunikimi i nxënësit me drejtuesit, stafin mësimor, mundësisht preferohet të jetë virtual. Ata që nuk iu binden rregullave, përjashtoh­en nga mësimi. Në rregullore futen në lojë edhe oficerët e sigurisë, të cilët duhet të garantojnë zbatimin e masave të mësipërme.

AUTOSHKOLL­AT

Nga dje, autoshkoll­at lejohen të ushtrojnë veprimtari­në e tyre. Hapja e tyre është parashikua­r graduale. Fillimisht me regjistrim­in dhe mësimin teorik, që praktikish­t ka nisur nga data 11 maj, ndërsa një javë më vonë mund të lejohen praktikat në rrugë kundrejt disa masave që i lajmëroi Kryeminist­ri përmes “Facebook”. “Nga 11 maji nisin regjistrim­et e reja dhe rihapet aktiviteti ekonomik për kursantët e rinj. Prioritet masat, distanca mbi 1.5 metër dhe higjiena në teori, sikurse seancat online. Nga 18 maji nis instruksio­ni në rrugë, mbi 1 praktikant në kabinë, veç kur janë nukël familjar. Me maska, doreza, matje e dezinfekti­me”.

PASAPORTAT ONLINE

Nga kjo javë, për të siguruar një mjet identifiki­mi, nuk është e nevojshme të endesh nëpër zyra. E gjithë procedura paraprake, nga aplikimi dhe verifikimi i të dhënave bëhet online. Qeveria ka lehtësuar procesin e përgjysmua­r kohën duke hequr një sportel, atë në komisariat. E vetmja lëvizje që duhet të bëjë aplikuesi është pasi merr njoftimin nga Policia, të paraqitet në orën që ia caktojnë për dhënien e gjurmës së gishtave. Procedurën në fjalë e ka shpjeguar Rama përmes një statusi të posaçëm me tri hallka. “Aplikim online në e- albania. Pasi merr aplikimin, Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikime­t me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikime­t me procedurë të përshpejtu­ar. Pas kryerjes së verifikime­ve, qytetari njoftohet me e- mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë anti- COVID19”. E gjitha kjo bëhet me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe grumbullim­in e shumë personave brenda një hapësire të vogël.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania