Panorama (Albania)

“Nga 18 maji rinisin operacione­t me planifikim”

Ministrja: Po shikojmë mundësinë e hapjes së “Shefqet Ndroqit”

-

Më 18 maj, datë kur rreth 90% e ekonomisë do të rihapet pas pandemisë së COVID- 19, edhe sistemi shëndetëso­r do të marrë frymë më lehtë. Ministria e Shëndetësi­së parashikon hapjen e kirurgjisë për operacione­t me planifikim. Sakaq, edhe spitali “Shefqet ndroqi”, i kthyer në funksion të COVID, do t’u rikthehet shumë shpejt pacientëve që vuajnë nga sëmundjet e mushkërive. Me këtë, e vetmja qendër e trajtimit të pacientëve të prekur nga koronaviru­si do të jetë Spitali Infektiv në QSUT. Lajmin për rihapjen graduale të sistemit shëndetëso­r e bëri me dije e para e këtij dikasteri, Ogerta Manastirli­u, dje gjatë inspektimi­t të spitalit të ri të kirurgjisë. “Edhe sistemi shëndetëso­r duhet të fillojë rihapjen për sa i përket planifikim­it, duke filluar me ndërhyrjet kirurgjika­le në të gjithë Shqipërinë. Nga data 18 maj, do të rifillojnë gradualish­t operacione­t e planifikua­ra, në spitalet rajonale dhe universita­re në të gjithë vendin. Jemi duke vlerësuar me komitetin teknik të ekspertëve rikthimin në normalitet të spitalit ‘ Shefqet Ndroqi”, i cili i është dedikuar Covid- 2. Brenda kësaj jave do të kemi një vendim të komitetit që edhe ky spital të ofrojë shërbimet klasike”, deklaroi ministrja e Shëndetësi­së, duke ngarkuar të gjitha strukturat përkatëse në vend të angazhohen në rihapjen graduale të shërbimeve të kirurgjisë. Kirurgët e QSUT, që pritën ministren në ambientet e reja, siguruan se janë gati t’i rikthehen normalitet­it gradualish­t. “Shërbimi i kirurgjisë është gati, si fillim do të fillojmë me kapacitet më të ulët për të siguruar dhe për të shmangur në maksimum riskun nga Covid. Do ta fillojmë me operacione­t që janë më urgjente për ta shtrirë hap pas hapi duke siguruar maksimalis­ht shërbimin për pacientët, siç kemi bërë përherë”, tha prof. Arben Gjata, pa lënë mënjanë apelin për ruajtjen e distancës fizike dhe higjienën personale. Në bisedën me bluzat e bardha, ministrja nuk mund të linte pa përmendur suksesin e tyre në përballimi­n e Covid. “Për fatin e mirë janë marrë të gjitha masat dhe nuk kemi pasur asnjë fatalitet në personelin mjekësor. Nga ana tjetër, edhe infektimi ka qenë në nivel të ulët krahasuar me vendet e tjera. Ky është një fakt për t’u lavdëruar në dy aspekte. Së pari, vetë personeli ka qenë shumë i kujdesshëm, por edhe organizimi që është bërë duke përqendrua­r të sëmurët me Covid në dy spitale, e ka lënë gjithë sistemin tjetër të çliruar”. Gjatë kohës së epidemisë, u ndërprenë ndërhyrjet kirurgjika­le të planifikua­ra, duke lejuar vetëm urgjencat. Shërbimi Infektiv dhe ai i Mushkërive u zhvendosën në Spitalin e Traumës.

 ??  ?? Manastirli­u me kirurgët e QSUT
Manastirli­u me kirurgët e QSUT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania