Panorama (Albania)

Ja çfarë i bën burrat të vuajnë më shumë se gratë nga koronaviru­si i ri

-

Gjaku i meshkujve ka nivele më të larta të një enzime kryesore të përdorur nga koronaviru­si i ri për të infektuar qelizat, në krahasim me femrat, sipas rezultatev­e të një studimi të kryer në Europë, të publikuar të hënën. Studimi përfshiu 11 vende europiane dhe mund të ndihmojë në shpjegimin e sulmit më të madh që ka sëmundja te meshkujt dhe simptomat më të ashpra që shkakton ajo tek ata, në krahasim me rastet të gratë. Një enzimë e gjetur në nivele më të larta në gjakun e meshkujve, me sa duket, është “fajtore” për këtë. “Reuters” raportoi se enzima 2 konvertues­e e angiotenzi­nës ( ACE2) gjendet në zemër, veshkë dhe organe të tjera. Në Covid- 19, sëmundja e frymëmarrj­es e shkaktuar nga virusi SarsCoV- 2, mendohet se ajo luan një rol në mënyrën sesi infeksioni përparon në mushkëri. Studimi, i botuar në “European Heart Journal”, gjithashtu zbuloi se ilaçet e përshkruar­a gjerësisht, të quajtura frenuesit ACE ose bllokuesit e receptorëv­e të angiotenzi­nës ( ARBs), nuk çuan në përqendrim­e më të larta të ACE2 dhe prandaj nuk ndikojnë në rritjen e rrezikut ndaj Covid- 19 për njerëzit që i marrin ato. Frenuesit e ACE dhe ARBs janë të përshkruar­a gjerësisht te pacientët me insuficien­cë kongjestiv­e të zemrës, diabeti ose sëmundje të veshkave. Këto ilaçe krijojnë miliarda dollarë me shitje me recetë në të gjithë botën. “Gjetjet tona nuk mbështesin ndërprerje­n e këtyre barnave te pacientët Covid- 19”, tha Adriaan Voors, profesor i kardiologj­isë në Qendrën Mjekësore Universita­re ( UMC) Groningen në Holandë, i cili bashkëdrej­toi studimin.

Pandemia e Covid- 19 ka infektuar më shumë se 4.15 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë pothuajse 280,000 njerëz. Numri i vdekjeve dhe infeksioni­t tregon që burrat kanë më shumë të ngjarë se gratë të kontraktoj­në sëmundjen dhe të kenë komplikime të rënda ose kritike nëse preken prej saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania