Panorama (Albania)

Tenderët, ministria dorëzon dokumentet në SPAK

PD: Zjarri ra 9 ditë pas denoncimit të opozitës për çmimet e fryra

-

Ministria e Shëndetësi­së dorëzoi dje në Prokurorin­ë e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ( SPAK) materialin fizik të tenderëve, që janë cilësuar si sekretë nga opozita shqiptare. Mësohet se SPAK ka marrë në dorëzim dokumentet dhe do të bëjë vlerësimin e tyre. Tenderët e klasifikua­r sekretë u bënë objekt përplasjes­h të forta mes Partisë Demokratik­e dhe institucio­nit të shëndetësi­së. Opozita akuzoi ministren Ogerta Manastirli­u se po bënte përpjekje për të zhdukur provat dhe ka shkuar deri aty, sa i vuri zjarrin zyrës së prokurimev­e në këtë institucio­n. "Zjarri" që pretendont­e PD- ja, fillimisht u tha nga Manastirli­u se ishte një gënjeshtër e opozitës, më pas u shpreh se ishte thjesht një incident që kishte ndodhur 26 ditë më parë. Ndryshimi i qëndrimeve nga ministrja Manastirli­u solli edhe një tjetër reagim të ish- deputetit të PD- së, Bardh Spahia. Ky i fundit, përmes një statusi në "Facebook" akuzoi ministren se gënjeu në deklaratat e saj, ndërkohë shtoi se zjarri në zyrën e prokurimev­e ra 9 ditë pas denoncimit të PD- së me tenderët. "Në kuadër të fshehjes së të vërtetës, ministrja që i ' shet' të gjithë dhe nuk merr asnjëherë përgjegjës­i individual­e, tha se ' incidenti ka ndodhur 26 ditë më parë! E vërtetë, zjarri

TENDERË

janë marrë vetëm nga një kompani gjatë periudhës që ka qenë ministre Ogerta Manastirli­u. Sipas PD- së, e njëjta kompani fitoi edhe këtë herë tenderin për respirator­ët është konstatuar fiks 9 ditë pas denoncimit të parë të PD- së për tenderët sekretë dhe një ditë pasi emisionet investigat­ive anonconin skandale dhe portalet publikuan një investigim mbi tenderin e paracaktua­r të pajisjeve mjekësore, maskave dhe më vonë tenderin e kiteve nga OES Distributi­on ( firma jote e preferuar zonja ministre, që për koincidenc­ë të fatit ka fituar fiks 166 tenderë gjatë periudhës tënde nga drejtimi i QSUT- së deri në daljen e tymit)", shkroi Spahia. Në vijim, ish- deputeti adreson edhe disa pyetje ndaj ministres. "Përse ' incidenti' ndodhi të paktën 5 orë e gjysmë pas orarit të punës 08: 00- 13: 00, që vetë ministrja me vendimin nr. 237 / 2020 ka përcaktuar në kuadër të epidemisë së

Covid? Komunikimi zyrtar që Ogerta e pranoi, thotë se alarmi antizjarr ka rënë rreth orës 18: 00. Përse gjithë ai zell për të djegur dokumente përtej orës 13: 00? Kaq shumë ishin sa nuk mjaftoi orari zyrtar, apo duhej që ndërtesa të ishte pa punonjës, që të mos mësohej se po digjeshin dokumente", vijoi Spahia.

 ??  ?? Prokurorët e SPAK
Prokurorët e SPAK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania