Panorama (Albania)

Basha me prodhuesit: Bizneset s'kanë marrë para nga qeveria

“Qeveria e keqmenaxho­i krizën e shkaktuar nga pandemia”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, akuzoi dje qeverinë se po keqmenaxho­n situatën e krijuar pas pandemisë.

Gjatë takimit me përfaqësue­sit e Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Basha u shpreh se pandemia ekonomike po shkatërron çdo sektor të ekonomisë, duke rritur ndjeshëm varfërinë dhe papunësinë. Ai akuzoi Kryeminist­rin Rama se nuk ka ofruar mbështetje për bizneset, që sipas tij po falimentoj­në ditaditës. "Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek nga qeveria, biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen dita- ditës. Qeveria e keqmenaxho­i krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëv­e dhe në favor të miqve të saj. 41.5 milionë euro ka dhënë Edi Rama për 3 milionë shqiptarë, ku janë qindra e mijëra të papunë dhe biznese gati për t'u mbyllur, ndërkohë që po kaq u ka dhënë qeveria klientëve të saj për 2 km rrugë tek Unaza e Re", tha kryedemokr­ati Basha. Ndërkohë, vetë përfaqësue­sit e Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë shprehën shqetësimi­n se prodhuesit nuk kanë përfituar nga asnjë paketë e qeverisë deri më tani. Po ashtu, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të PD- së, prodhuesit iu ankuan kryedemokr­atit Basha se nuk kanë likuiditet dhe akses në kredinë sovrane. "Përfaqësue­sit e Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë shprehën shqetësimi­n e thellë për uljen e ndjeshme të prodhimit dhe të eksporteve, por edhe për humbjen e vendeve të punës, faktorë që kanë prekur pjesën dërrmuese të bizneseve prodhuese. Paketat ekonomike të qeverisë nuk e kanë ndihmuar aspak këtë sektor, që çdo ditë e më shumë po varfërohet dhe rrënohet nga pandemia e krizës ekonomike. Mungesa e likuiditet­it në zinxhirin prodhues, shoqëruar dhe me mungesën e aksesit në garancinë sovrane, janë faktorë shtesë që e bëjnë sektorin e prodhimit shqiptar një nga më të rrezikuari­t nga falimentim­i për shkak të keqmenaxhi­mit të ekonomisë gjatë periudhës së pandemisë", citohen të kenë thënë prodhuesit shqiptarë. Nga ana tjetër, zyra e shtypit të PD- së thekson se kryedemokr­ati Basha ka mbështetur shqetësime­t e prodhuesve dhe kërkesat e tyre i vlerëson si rrugën e vetme për të dalë nga kjo situatë. "Kryetari Basha i konsideroi të drejta shqetësime­t e ngritura nga Shoqata e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe i siguroi ata se PD- ja do të jetë në krah të biznesit, duke mbështetur kërkesat e tyre legjitime, si rruga e vetme për të shmangur katastrofë­n ekonomike dhe humbjen e dhjetërami­jëra vende pune", thuhet në njoftimin e PD- së.

 ??  ?? Basha me prodhuesit
Basha me prodhuesit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania