Panorama (Albania)

Hajdari: E diskutojmë të mërkurën. Të mos vendosin kryetarët

-

Bashkëkrye­tarja e Komisionit Parlamenta­r për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari, tha dje se ndryshimi i sistemit zgjedhor do të diskutohet nga Këshilli Politik ditën e mërkurë në mbledhjen e radhës, që pritet të bëhet me prezencë fizike dhe jo më online. Në përfundim të takimit ditën e djeshme, Hajdari tha se ka ardhur koha që kryetarët e partive të mos marrin më vendime në kurriz të qytetarëve. "Kryetarët e partive marrin vendim në kurriz të shqiptarëv­e dhe duke qenë se nuk zgjidhen në mënyrë të drejtpërdr­ejtë, marrin vendime në kurriz të qytetarëve. Burimi i problemit është ndryshimi i sistemit. Duhet t'i përgjigjem­i vullnetit të shqiptarëv­e dhe të gjejmë një pikë konsensusi në këtë pikë. Kam përshtypje­n se do gjejë zgjidhje në Këshillin Politik dhe do gjejmë konsensus për ndryshimin e sistemit", tha Hajdari. Ndërkohë, ndryshe nga dy përfaqësue­sit e tjerë politikë, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, të cilët thanë se draftrefor­ma duhet të përfundojë brenda 31 majit, ajo u shpreh se nuk preferonte të jepte data. Por nëse do të duhet patjetër të përfundojë në fund të majit, ajo u shpreh se duhen takime më të shpeshta të Këshillit Politik. "Nëse do bëjmë një produkt në 31 maj, duhet të takohemi dy herë në javë, mesatarish­t edhe 5 takime të tjera brenda majit. Besoj do arrijmë të kemi konsensusi­n e duhur me të gjitha pikat. Unë nuk vë data, se e shoh që janë ambicioze datat. Unë shoh produktin. Të tria palët duhet të jenë të kënaqura për produktin që do të jetë në fund, si maxhoranca, si opozita dhe ajo jashtëparl­amentare", deklaroi Hajdari. Më 9 mars, kryetarja e grupit demokrat të deputetëve në Parlament, Rudina Hajdari, depozitoi në Këshillin Politik një draft për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ku përfshinte katër lloje sistemesh dhe një prej tyre ishte edhe ai i Kosovës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania