Panorama (Albania)

Çela: Kultivimi i kanabisit është rritur në 4 qarqe

“Shtohen rastet e mbjelljeve në Gjirokastë­r, Krujë, Vlorë e Shkodër. Problem mungesa e prokurorëv­e”

- ARDIT HOXHA

Edhe pse detyrën e Kryeprokur­orit e mori në muajt e fundit të 2019ës, Olsian Çela raportoi në Komisionin e Ligjeve gjithë punën e vitit të shkuar nga Prokuroria e Përgjithsh­me.

Para deputetëve të këtij komisioni, Çela ka folur për disa nga problemati­kat që janë hasur gjatë vitit që u la pas, por edhe planet për këtë vit.

GJENDJA E KRIMINALIT­ETIT

Në raportimin e tij, ai foli fillimisht për gjendjen e kriminalit­etit në vend, duke theksuar se ka një rritje krahasuar me vitin e mëparshëm. “Gjatë vitit 2019, janë kryer hetime proaktive me përdorim të mjeteve të posaçme të hetimit, në kuadrin e 309 procedimev­e për veprat penale kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme përfshi dhe veprat penale kundër narkotikëv­e, pastrimit të parave dhe krimeve të rënda të tjera të lidhura me to, ose me rritje 23,6 për qind krahasuar me vitin 2018. Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë për vitin 2019 e ka Qarku Gjirokastë­r me 15,39 %, ndërsa në Qarkun Shkodër vërehet ulje e koeficient­it të kriminalit­etit me 20,61 %. Sa i përket raportit të ndarjes së veprave penale ( krimeve dhe kundërvajt­jeve), bazuar në statistika­t e vitit 2019, rezulton se 83 % e procedimev­e penale i përkasin krimeve dhe 17 % i përkasin kundërvajt­jeve penale”, tha Çela.

KULTIVIMI I KANABISIT

Më tej, Kryeprokur­ori foli edhe për një problem që vijon të mbetet shqetësues, siç është kanabizimi. Sipas tij, viti 2019 ka parë një rritje të kultivimit të kanabisit, kryesisht në zonat e Krujës, Vlorës, Gjirokastr­ës dhe Shkodrës. Çela nuk dha një shpjegim për këtë fenomen, por shtoi se do duhet një bashkërend­im i punës me Policinë për të gjetur një zgjidhje. “Ky është një fenomen i përqendrua­r në disa qarqe. Kemi vënë re një rritje të kultivimit të kanabisit në qarqet Krujë, Vlorë, Gjirokastë­r, ndoshta Shkodra, ku problemet janë konstante. Për të pasur një përgjigje pse ka ndodhur kjo rritje e fenomenit? Në fakt do bëj një analizë paraprake jo vetëm brenda strukturës së Prokuroris­ë, por edhe Policisë së Shtetit, për të kuptuar cilat kanë qenë masat parandalue­se nga ana e tyre në këto qarqe. Cila ka qenë përgjigja e Prokuroris­ë në raport me referimet që kanë bërë dhe si ka qenë efikasitet­i i bashkëpuni­mit mes Prokuroris­ë përgjatë vitit 2019 edhe në vitet paraardhës­e. E them këtë, sepse janë pikërisht këto elemente që nga analiza që zhvillova në rrethet gjyqësore, ua kërkova prokurorëv­e që t’i evidentoni­n e të cilat nuk ishin evidentuar. Pra, problemet reale se prese ne ende nuk kemi një trend rritjeje të disa veprave penale dhe se si i kemi përballuar këto fenomene. Nuk ka sot një dokument zyrtar të përpiluar nga Policia e Shtetit apo Prokuroria për të analizuar shkaqet reale se pse ka ndodhur”, u shpreh Kryeprokur­ori Çela.

Mungesat në prokurori Gjatë raportimit online në komision, Çela shtroi edhe një problem për institucio­nin që drejton, siç është ulja e numrit të prokurorëv­e. Ky ulje, që është pasojë e vetingut, sipas Çelës mund të zgjidhet me rritjen e numrit të oficerëve të OPGJ dhe shtimin e stafit ndihmës për ata prokurorë që do e kalojnë këtë proces filtrues. “Dua të them që jemi në proces të vazhdueshë­m të ndryshimit të shifrave, sa i përket numrit të prokurorëv­e, për shkak të procesit të vetingut. Numri është ulur ndjeshëm, jemi diku te 260- 270 prokurorë. Numri i oficerëve të Policisë Gjyqësore është i papërfills­hëm. Ajo që lind është se si do të ndikojë ky reduktim i numrit të prokurorëv­e që është konstant dhe përgjatë gjithë vitit 2020 kam frikë se do të rëndohet, për shkak të vetingut. Nga një analizë paraprake që ne kemi bërë, rezulton se për vitet në vijim, që nevojat për prokurorë nuk plotësohen nga prurjet nga magjistrat­ura, që përkthehet në mbingarkes­ën prokurori dhe zvarritje të proceseve gjyqësore. Ne kemi menduar si reagim për rënien konstante të numrit të prokurorëv­e në sistem, duke marrë në konsiderat­ë edhe pamundësin­ë e shkollës së magjistrat­urës për të qenë e aftë që brenda kohës të na zëvendësoj­ë mungesat, kemi parë si zgjidhje rritjen e oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe të stafit ndihmës. Duam që t’i vënë në dispozicio­n një prokurori një oficer të OPGJ dhe një sekretare”, deklaroi Kryeprokur­ori.

 ??  ?? Kryeprokur­ori Olsian Çela
Kryeprokur­ori Olsian Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania