Panorama (Albania)

Bilanci, gjatë periudhës së karantinës u liruan 20 të burgosur

-

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar bëri të ditur dje se gjatë periudhës së karantinës janë liruar nga burgu 20 të paraburgos­ur, pasi kanë qenë në gjendje të rënduar shëndetëso­re ose në moshë. Lajmi u bë i ditur nga GJKKO me anë të një komunikimi për mediat. “Gjatë periudhës së pandemisë COVID- 19 është vendosur ndryshimi i masës së sigurisë nga ‘ Arrest në burg’ në ‘ Arrest në shtëpi’ për 20 të paraburgos­ur. Kryesisht kjo është vendosur pasi është konstatuar gjendja e rënduar shëndetëso­re e tyre dhe mosha e madhe”, bëri të ditur GJKKO. Më tej, gjykata njoftoi dhe çështjet e shqyrtuara gjatë karantinës, që janë 104 kërkesa në hetime paraprake ndërkohë seancat e mbajtura janë 81, nga të cilat 37 çështje themeli, 21 paraprake, 15 masa sigurimi, 2 konfiskime dhe 5 me video- konferencë. Në Shkallën e Parë të kësaj gjykate ka pasur dyshime për një prej gjyqtarëve si të prekur nga Covid19, por pas kryerjes së testit nga ISHP, ka rezultuar negativ. “Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar dhe atë të Apelit nuk ka të persona të prekur nga COVID- 19. Nga ana e Institutit të Shëndetit Publik është ofruar mundësia për bërjen e testit dhe ne jemi lidhur me këtë institucio­n. Është kryer testimi për një nga gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar dhe rezultati i testimit ka rezultuar negativ. Nuk ka pasur kërkesa të tjera nga gjyqtarë ose pjesëtarë të stafit administra­tiv”. Në lidhje me kërkesat për sekuestrim pasurie, në GJKKO janë paraqitur 43 të tilla, nga të cilat për 40 është dhënë miratimi dhe 3 janë end në shqyrtim. “Deri më tashmë janë paraqitur 43 kërkesa për sekuestrim pasurie. Nga këto 40 kërkesa janë pranuar, ndërsa 3 të tjera janë në shqyrtim e sipër. Nuk kemi pasur raste të refuzimit të kërkesave por theksojmë se këto kanë qenë kërkesa me objekt sekuestrim­in e pasurive”, njoftoi GJKKO. Gjyqtarja për mediat, Saida Dollani, në komunizmin publik tha se nga nisja e funksionim­it të GJKKO në 19 janar 2020 ka pasur vetëm një kërkesë të një gjyqtari për vënien nën ruajtje të posaçme. Sipas saj, kërkesa në fjalë është vlerësuar nga Komisioni për Mbrojtjen e Gjyqtarëve pranë KLGJ, i cili ka vendosur të mos e miratojë atë.

 ??  ?? Gjykata e Posaçme
Gjykata e Posaçme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania