Panorama (Albania)

Shameti: Reforma në Drejtësi në ngërç, t’i bëjmë një rikontroll

-

Gjatë raportimit të Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Olsian Çela, në Komisionin e Ligjeve, anëtari i këtij komisioni, Adnor Shameti, ka bërë një propozim të guximshëm. Duke bërë një pasqyrim të gjendjes aktuale të sistemit, ku sipas tij ka një ngërç në ringritjen e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetues­e, Shameti bëri thirrje që të bëhet një rishikim i tyre. “Nisur dhe nga raportimi i Prokurorit të Përgjithsh­ëm, unë nuk mund të rri pa përmendur disa shqetësime të mia në lidhje me Reformën në Drejtësi dhe gjithë problemati­kën që sot institucio­net e reja të drejtësisë reflektojn­ë. Ne si Kuvend ndoshta kemi akoma për të dhënë në lidhje me kontroll institucio­nal të institucio­neve të pavarura dhe të organeve të reja drejtësisë, apo me dhënien e rekomandim­eve politike në lidhje me aplikimin në praktikë, në raport me atë se çfarë kemi miratuar ne në ligjet e Reformës në Drejtësi. Unë do të thosha që sado të mira të kenë qenë mendimet, apo qëllimet e baballarëv­e të Reformës në Drejtësi në vitin 2016, ne si komision, si Parlament apo edhe si maxhorancë të bënim një kontroll të mëpasshëm atij legjislaci­oni, që është për t’u vlerësuar pa diskutim, në lidhje me Reformën në Drejtësi”, tha Shameti. Sipas deputetit socialist ka një bllokim dhe ngadalësim të plotësimit të këtyre dy gjykatave dhe një ide që mund të ndihmonte, do të ishte edhe ulja e kritereve për ata që përzgjidhe­n anëtarë në këto dy gjykata. “Unë shoh që më së shumti në çështjet e konstituim­it të trupave të organeve të reja të drejtësisë të kemi mangësi të dukshme. Këto unë i shikoj në radhë të parë në konstituim­in e trupës së Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetues­e. Duhet të shikojmë se ku çalon puna realisht në bërjen të mundur, në vënien në praktikë të përmbushje­s së këtij detyrimi kushtetues. E them këtë, sepse në praktikë ka një ngërç dhe kur aty ka një ngërç, ne nuk mund të rrimë kurrsesi indiferent, sado që de jure i kemi kryer detyrat e shtëpisë. Unë e shikoj atë që numri i aplikimeve për t’u bërë anëtar i Gjykatës së Lartë është shumë i vogël. Numri i atyre që kualifikoh­en në përzgjedhj­en përfundimt­are nga KLGJ dhe KED është shumë i kufizuar dhe një gjë e tillë duhet të në shqetësojë. Unë mendoj se këtu ka diçka që çalon. Në këto kushte, do të sugjeroja që ndoshta edhe ato kushtet në përzgjedhj­en e gjithë këtyre kandidatëv­e për të qenë anëtar të Gjykatës së Lartë apo Kushtetues­e, duhet të shikoheshi­n ndryshe”, theksoi deputeti i PS.

 ??  ?? Adnor Shameti, deputet i PS
Adnor Shameti, deputet i PS

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania