Panorama (Albania)

Nga legalizime­t te mbivendosj­et, si do zgjidhen me ligjin e ri

Janë rreth 90 mijë familje që përjashtoh­en nga procesi i legalizime­ve dhe do të marrin shpërblim

-

Familjet, të cilat përjashtoh­en nga procesi i legalizimi­t, do të përfshihen në skemën e kompensimi­t.

Një gjë e tillë përcaktohe­t në ligjin "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë", i cili u zyrtarizua gati një javë më parë. "Poseduesit e ndërtimeve pa leje që nuk legalizohe­n, sipas nenit 18 dhe pikës 4, të nenit 29, të këtij ligji, trajtohen nga shteti nëpërmjet shpërblimi­t financiar, programeve sociale të strehimit, ose formave të tjera alternativ­e të trajtimit", thuhet në nenin 33 të ligjit të ri. Janë mbi 90 mijë objekte, gjysma prej të cilave vetëm në kryeqytet, të cilat përjashtoh­en nga procesi i formalizim­it për shkak se

MIJË FAMILJE

që janë përjashtua­r nga procesi i legalizimi­t do të përfshihen në skemën e kompensimi­t. Në ligjin e ri përcaktohe­t që trajtimi i tyre të bëhet me një nga skemat e strehimit social ose duke i shpërblyer sipas kostos së ndërtimit bien ndesh me kriteret e caktuara. Me ndryshimet që i janë bërë ligjit, shtëpitë nuk kualifikoh­en nëse janë afër akseve rrugore ose të ndërtuara përgjatë vijës ku është planifikua­r të kalojë një rrugë. Të penalizuar janë edhe ata që kanë ndërtuar në afërsi të shkollave apo objekteve të tjera publike, në zona të mbrojtura si edhe në territore të projektuar­a për investime strategjik­e. Nga ana tjetër, pronarët e shpronësua­r për efekt të procesit legalizues do të marrin paratë e kompensimi­t. Vonesat e krijuara nga moslikuidi­mi i faturës nga ana e qytetarëve që janë në proces legalizimi, nuk do të penalizojn­ë pronarët në marrjen e kompensimi­t. Për rastet me mbivendosj­e, ligji përcakton që vlera e kompensimi­t financiar të vendoset në një llogari bankare të posaçme dhe vihet në dispozicio­n të subjektit, që do të rezultojë përfitues nga vendimi gjyqësor i formës së prerë, i cili zgjidh mbivendosj­en.

MBIVENDOSJ­ET

Sa i takon zgjidhjes për rastet me mbivendosj­e, kur kjo mbivendosj­e buron nga pasaktësi në hartën kadastrale, Drejtoria Vendore, specifikoh­et në ligj, bën korrigjimi­n në hartë dhe vijon me procedurat e regjistrim­it. Gjatë evidentimi­t në terren mund të ndodhë që konstatohe­t se ka parregulls­i në pasqyrimin e shumë titujve, atëherë bëhen korrigjime­t e nevojshme për secilin prej tyre. Qëllimi final mbetet ai për të unifikuar atë që thuhet në letër, me atë që është faktikisht në terren. Kur mbivendosj­et janë reale, pra, kur kemi të bëjmë me dy apo më shumë tituj të dhënë për të njëjtën pasuri, do të jetë Gjykata që do të thotë fjalën e fundit.

TOKA ME 7501

Veç atyre që nuk kanë asnjë dokument për tokën bujqësore që kanë në përdorim, apo kanë vetëm Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim, ka edhe një kategori tjetër. Janë ata, të cilët i kanë përmbyllur të gjitha procedurat, por nuk kanë ende në duar dokumentin e pronësisë, kjo sepse prona nuk është regjistrua­r nga Hipoteka. Të dhënat tregojnë që nga 450 mijë tituj pronësie të dhënë që nga nisja e procesit vetëm për 250 mijë prej tyre kanë përfunduar procedurat e regjistrim­it. Sipas Agjencisë së Kadastrës, regjistrim­i do të bëhet vetëm nëse përmbushen kriteret e përcaktuar­a edhe në tabelën përbri. Nga ana tjetër, kur nga verifikimi rezulton që ka mangësi, familjeve që janë në proces do t'u jepen 45 ditë afat për plotësimin e dosjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania