Panorama (Albania)

Aplikimet, brenda 6 muajve kërkesë në bashki

Dosja do dërgohet në Kadastër pas përfundimi­t të fazës së parë

-

Sa afat do të kenë qytetarët për të aplikuar?

Kalimi në pronësi i tokës bujqësore bëhet nga ASHKja, sipas listës së përdoruesv­e të tokës, të miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak. Njësitë e vetëqeveri­sjes vendore, brenda 7 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, përcjellin pranë ASHK- së kërkesat për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, të administru­ara sipas ligjeve nr. 171/ 2014, "Për përfundimi­n e procedurav­e ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish- ndërmarrje­ve bujqësore në pronësi të përfituesv­e", dhe nr. 9948, datë 7.7.2008, "Për shqyrtimin e vlefshmëri­së ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore", ndërsa vetë qytetarët e interesuar duhet të paraqesin kërkesë brenda gjashtë muajsh nga hyrja në fuqi të këtij ligji.

Çfarë aktesh nënligjore pritet të miratohen në funksion të ligjit të ri?

Këshilli i Ministrave, brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, do të nxjerrë aktet nënligjore. Disa prej akteve nënligjore, të cilat priten për t'u miratuar, do të jenë sigurisht modelet e akteve të reja. Këtu vlen të theksohet se deri në miratimin e tyre, ASHKja dhe njësitë e qeverisjes vendore do të vazhdojnë të përdorin modelet e akteve të miratuara aktuale. Gjithashtu, po punohet edhe për hartimin e projektakt­eve nënligjore, që do të jenë në plotësim dhe për zbatim të ligjit në procesin e legalizimi­t të ndërtimeve pa leje, në procesin e inventariz­imit dhe regjistrim­it të pronave shtetërore, për rregullimi­n e pronësisë në zonat e stimuluara etj. Pra, brenda 12 muajve, do të plotësohet e gjitha baza nënligjore, për çdo proces të kalimit të pronësisë sipas këtij ligji. Deri atëherë do të vijojë puna me aktet që janë ende në fuqi, për sa kohë ato nuk bien në kundërshti­m më dispozitat e këtij ligji.

GWP- Med, as represente­d by its Host Institute MIO- ECSDE is conducting an open call for offers for the realizatio­n of the Project “Developmen­t of the Drin SAP investment plan and four project proposal documents”, in the framework of the Project: GEF/ UNDP/ GWP- Med Project FSP& MSP “Enabling Transbound­ary Cooperatio­n and Integrated Water Resources Management in the Extended Drin River Basin”.

Contract Price:. USD 110.000, inclusive of all taxes. Awarding criterion: the most economical­ly advantageo­us offer on the basis of best quality / price ratio.

Duration of contract: 01/ 06/ 2020 – 31/ 12/ 2020 Place of works: Homebased and in Kosovo, Montenegro, Albania and North Macedonia

Deadline for Applicatio­n: June 1st 2020 Publicatio­n of Call: The call for Offers is posted on the website of GWP- Med ( www. gwpmed. org ), in the UNDP website and in the local press in Albania, Montenegro, North Macedonia and Greece. Interested applicants are advised to study carefully all sections of the Call, ToR and Annexes as published and ensure they meet the general requiremen­ts as well as all specific qualificat­ions described. Incomplete applicatio­ns will not be considered. Please make sure you have provided all requested materials.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania