Panorama (Albania)

Vrasje e drogë në Belgjike, u sekuestroh­en 3.7 milionë euro dy vëllezërve në Tiranë

Bllokohen biznese, llogari bankare në euro, dollarë e lekë, apartament­e e makina në pronësi të Shkëlzen e Edmond Hoxhës

-

Dy vëllezërve me origjinë nga Tropoja e me banim në Tiranë u janë sekuestrua­r asete me vlerë 3.7 milionë euro, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga veprimtari­a kriminale.

Bëhet fjalë për biznese të ndryshme, apartament­e në Tiranë e Sarandë, garazhe, llogari bankare në tri banka, automjete luksoze etj., të cilat janë në pronësi të vëllezërve Shkëlzen e Edmon Hoxha, përkatësis­ht 43 e 42 vjeç. Sekuestro preventive është vendosur pas një hetimi afro 1- vjeçar, që është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në Policinë e Tiranës, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë. Në funksion të procedimit penal të vitit 2019, në bazë të provave të grumbullua­ra, u zhvillua operacioni "Investimi", gjatë të cilit u bë ekzekutimi i vendimit për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshm­e në ngarkim të shtetasve Shkëlzen e Edmond Hoxha. "Finalizohe­t operacioni policor ' Investimi', për identifiki­min, gjurmimin dhe sekuestrim­in e aseteve të përfituara nga veprimtari­a kriminale. Vendosen sekuestro preventive ndaj pasurive të dy vëllezërve, të dy me rekorde të theksuara kriminale, pasuri që kapin vlerën e tregut rreth 3.700.000 euro", njoftoi dje Policia e Tiranës.

HETIMI

Nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacioni­t policor "Investimi", për identifiki­min dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtari­a kriminale, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funksion të procedimit penal të vitit 2019, pas provave të grumbullua­ra gjatë një hetimi njëvjeçar, u bë ekzekutimi i vendimit për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshm­e në ngarkim të shtetasve Shkëlzen Hoxha 43 vjeç dhe Edmond Hoxha, 42 vjeç, banues në Tiranë, vëllezër.

VELLEZERIT

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, shtetasi Shkëlzen Hoxha ka rekorde kriminale në shtetin e Belgjikës, ku ka kryer një vrasje para disa vitesh. Në vitin 2009, të dy vëllezërit Hoxha dhe 4 shtetas të tjerë janë arrestuar nga Policia Gjyqësore Federale në Gent, Belgjikë, si pjesëtarë të një grupi kriminal, për veprat penale "Trafikimi i grave për prostituci­on" dhe "Substancat narkotike". Shtetasi Edmond Hoxha ka rekorde kriminale në shtetin e Belgjikës, ku ka qenë i përfshirë në hetime nga Prokuroria e Gentit/ Belgjikë në dosjen "GIRANA" të vitit 2008, për veprat penale "Trafikim i qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzim­i për prostituci­on" dhe "Pjesëmarrj­e në organizatë kriminale". Në këtë dosje, shtetasi Edmond Hoxha ka qenë i dyshuari kryesor dhe është arrestuar në Belgjikë, në datën 02.02.2009. Gjithashtu, rezulton se nga viti 2002 deri në vitin 2009, ka qenë i burgosur në Belgjikë, për veprën penale "Trafikim dhe shfrytëzim i prostituci­onit".

SEKUESTRIM­I

Prokuroria e Tiranës, në bazë të materialev­e të dërguara nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bëri regjistrim­in e procedimit penal në vitin 2019, për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtari­së kriminale". Pas një pune të mirorganiz­uar të strukturav­e të Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të udhëhequra dhe të koordinuar­a me Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe plan- operacioni­t "Investimi", u bë e mundur që të sekuestroh­en asete dhe llogari bankare në shumën 3.700.000 euro, konkretish­t: 4 apartament­e në Tiranë, 2 apartament­e në Sarandë, 1 ambient biznesi trekatësh në Laprakë; 1 njësi tregtare, 1 palestër, 7 garazhe dhe dy aktivitete biznesi në Tiranë; 4 automjete BMW X5 dhe llogari bankare në euro, usd dhe lekë dhe gjendjen aktuale në këto llogari në tri banka të nivelit të dytë; Në funksion të planit operaciona­l "Investimi", në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, po punohet për të identifiku­ar/ zbuluar asete ( prona) të tjera që rrjedhin nga aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve dhe familjarëv­e të tyre, të cilat mund t'i kenë në emër të personave të tjerë apo bashkëpunë­torëve në këtë aktivitet kriminal.

 ??  ??
 ??  ?? Shënimi për vendimin e sekuestros në ekstraktin e QKB
Shënimi për vendimin e sekuestros në ekstraktin e QKB
 ??  ?? Shkëlzen Hoxha
Shkëlzen Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania